Ja gjithçka që Apple sapo njoftoi: Një iPhone i ri, iPad Air, kompjuter Mac Studio dhe më shumë - Business Magazine Albania

Ja gjithçka që Apple sapo njoftoi: Një iPhone i ri, iPad Air, kompjuter Mac Studio dhe më shumë

Apple sapo përfundoi eventin e parë të lançimit të produkteve për këtë vit. Eventi u fokusua në një iPhone të ri të me çmim të përballueshëm, një përditësim të iPad Air dhe çipin e tij më të fundit, një Mac më të fuqishëm, i cili do të bëjë debutimin e tij në kompjuterin e ri Mac Studio. Këtu janë disa pika kryesore nga eventi:

  • Një iPhone i ri me çmim të përballueshëm
  • Ngjyra të reja për iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro
  • Një iPad Air i ri
  • Kompjuteri Mac Studio me çipin e ri M1 Ultra të Apple.
  • Monitori i ri Studio Display 27 inç

Apple njoftoi dhe për një Mac Pro të ri, por tha se do të zbulojë më shumë detaje për këtë në eventin e ardhshëm.

Më poshtë mund të ndiqni prezantimin e Apple në YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0