Ja disa thirrje aktive, që mbështeten nga Bashkimi Europian - Business Magazine Albania

Ja disa thirrje aktive, që mbështeten nga Bashkimi Europian


Në përpjekje për të forcuar lidhjet midis vendeve evropiane dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e inovacionit dhe zhvillimit në disa fusha, Komisioni Evropian u ka dhënë organizatave mundësinë për të ndërtuar konsorciume të suksesshme dhe të bëhen pjesë e projekteve të financuara nga BE.

Shqipëria është një nga ato vende, që mund të zhvillohet edhe me mbështetjen e fo0ndeve të BE-së. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një projekti të financuar nga BE dhe organizata/ndërmarrja juaj është themeluar në Shqipëri, do t’ju duhen dy gjëra.

  1. Partnerë

Një mënyrë e shkëlqyer që të ndërtoni konsorciume do të ishte përdorimi i platformave të rrjeteve në internet që mund t’ju ofrojnë mundësinë për të gjetur partnerë të interesuar në të njëjtat thirrje si ju.

EUcalls.net është një nga këto platforma, ku mund të bashkoheni me partnerët e duhur dhe thirrjet e duhura në ccdo kohë. Ju duhet të Regjistroheni për të eksploruar platformën.

Plotësoni profilin tuaj dhe përditësoni llogarinë për të hyrë në shërbimet premium.

  1. Thirrjet për financim nga BE

Ka disa projekte që janë të hapura në vende jashtë BE-së dhe ju japin mundësinë të bashkoheni në propozime të suksesshme.

Ja një listë mundësish të financimeve europiane për Shqipërinë.

________________________________________

Programi: Horizon 2020 (5 thirrje)

Thirrja 1:  Peer learning of innovation agencies.

Thirrjet e propozuara do të ofrojnë stimuj në formën e granteve të vogla për agjensitë kombëtare dhe rajonale të inovacionit që synojnë të angazhohen në nxitjen e njohurive, dizenjimin dhe zhvillimin e programeve të inovacionit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Buxheti: 15.000-50.000 euro

Afati përfundimtar: 17/03/2020

Thirrja 2: The role of consumers in changing the market through informed decision and collective actions.

Kjo thirrje mbështet rritjen e eficiencës së energjisë dhe/ose përmirësimin e menaxhimit të energjisë për të soguruar një nivel më të lartë të përdorimit të energjisë së rinovueshme nga komuniteti.

Buxheti: 12.000.000 euro

Afati përfundimtar: 10/09/2020

Thirrja 3: Digital Security and privacy for citizens and Small and Medium Enterprises and Micro Enterprises

Për të mbrojtur lirinë, sigurinë dhe privatësinë dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në Evropë, qytetarëve duhet t’u mundësohet të vlerësojnë rrezikun e përfshirë në aktivitete dixhitale dhe të konfigurojnë kontrollet e tyre të sigurisë, privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjithë këto shërbime.

Buxheti: 10.800.000 euro

Afati përfundimtar: 27/08/2020

Call 4: Innovative approaches to urban and regional development through cultural tourism

Përmes eksplorimit të mundësive të turizmit kulturor në vendet natyrore dhe kulturore të Evropës, përfshirë ato me trashëgimi industriale, propozimet duhet të japin strategji inovative dhe zgjidhje pilot për bashkëpunim ndërkufitar, të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ndërkufitar, rajonal dhe lokal, në turizmin kulturor, përfshirë ato për menaxhim, trajnim dhe shërbime.

Buxheti: 8.000.000 euro

Afati përfundimtar: 12/03/2020

Thirrja 5: SME-2B SME Instrument, faza 1 – 2nd Cut-Off

SME Instrument, mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me rrezik të lartë, me potencial të lartë për të zhvilluar, të cilat sjellin në treg produkte, shërbime dhe modele të reja që mund të nxisin rritjen ekonomike. Instrumenti i NVM-ve është për novatorët me koncepte themelore që mund të formësojnë tregje të reja ose të ndryshojnë rrënjësisht ato ekzistuese në Europë dhe në mbarë botën. Kompanitë e zgjedhura marrin fonde dhe u ofrohet trainim i biznesit për të rritur idenë e tyre të inovacionit.

Buxheti: 600.986.592 euro

Afati: 08/01/2020

________________________________________

Programi: Cost Action

Thirrja : European Cooperation in Science and Technology (COST) Open Call for Proposals for 2020

Pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin propozime COST Action, duke kontribuar në zhvillimin dhe përdorimin në Europë, të njohurive shkencore, teknologjike, ekononpmike, kulturore ose shoqërore. Inkurajohen propozimet multi-ndër-disiplinore.

Afati: 29/04/2020

EUcalls

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0