Ja detajet e modelit të ri Nexus - Business Magazine Albania

Ja detajet e modelit të ri Nexus


HTC thuhet se është duke i bërë dy modele të reja të telefonave për Google këtë vit dhe tani ne kemi disa detaje për në një nga modelet e linjës HTC Nexus.

HTC Nexus me sa duket është koduar me emrin Sailfish dhe i njëjti do të vijë me ekranin prej 5 inç me rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve.

Telefoni i ri Nexus do të mundësohet nga proçesori quad core 2GHz 64-bit dhe i njëjti do të vijë me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të telefonit do të përfshijnë edhe baterinë me 2770 mAh dhe USB C, bashkë edhe me WiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe portin audio për kufje.

Nexus i ri do të shfaqë një kamerë të avancuar në pjesën e përparme njësoj sikurse edhe mbrapa. Në anën e pasme të pajisjes do të ketë një kamerë me 12MP për fotot dhe videot dhe në pjesën e përparme do të ketë një kamerë me 8MP për selfie.

Nexus i ri pritet të vijë me lirimin e ardhshëm të madh të sistemit operativ mobil të Google, Android N.

/telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0