Ja cili është modeli më i sigurtë i kartave të kreditit - Business Magazine Albania

Ja cili është modeli më i sigurtë i kartave të kreditit


Kartat e kreditit janë shumë të ekspozuara ndaj keqpërdorimeve nëse ato humbasin dhe kodi PIN është i lehtë për t’u vjedhur, prandaj MasterCard ka prezantuar modelin e ri të kartës së kreditit me nivel të shtuar sigurie.

E quajtur si kredit kartela biometrike, ajo ka një lexues së shenjave të gishtërinjve me anë të së cilit gjatë çdo pagese që bëni krahason shenjat e gishtërinjve me ata që janë të ruajtur në sistem.

Në rast se kjo kartelë bie në duart e hajdutëve, ata nuk do të mund ta përdorin atë.
Ky qark është kompatibil me pothuajse të gjithë lexuesit e kartelave që janë sot në treg.

Ky projekt nga MasterCard është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe besohet që shumë shpejt do të fillojë të përdoret në vende tjera ku operon kjo e fundit.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0