Ja cili është biznesi që kthehet me dy medalje nga Turqia


Mjeshtrit e gatimit të Restorantit “Albis” nga Gostivari dekorohen me mirënjohje të reja, kësaj radhe, në edicionin e 15-të të festivalit internacional gastronomik “Stamboll 2017”, që është mbajtur nën organizim të fuqisë gastronomike botërore “Tashfed”.

Ky festival zë vendin e dytë për nga rëndësia e gatimit në botë, ndërsa në të ka pasur 2 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës si: SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Maqedonia, Kroacia, Izraeli, Palestina, Pakistani, Monoglia, Japonia, Kina dhe vende të tjera.

Lirim Dauti nga skuadra e Restorant Albis prej 13 persona, në garën “Kuzhina moderne” ka marrë medalje arit dhe argjendi, kurse pronari i restorant Albis Besim Latifi dhe kryekuzhinieri Jeton Taravari sivjet kanë qenë gjyqtarë të kësaj gare së bashku edhe me Lupço Gievskin nga Maqedonia.

Kryetar i jurisë ka qenë Geri Filbi nga Britania e Madhe, kurse i pranishëm dhe në cilësinë e gjyqtarit ka qenë edhe kryetari i Federatës botërore të gatimit, Tomas Gugler. Për “Restorant Albis” kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në gara të këtij lloji, e ku përveç prezentimit të kuzhinës moderne ka prezantuar edhe atë tradicionale të trevave tona. Ata shprehen se pjesëmarrja pavarësisht përvojës dhe njohjes me kulinarët e tjerë të botës, rrit gjithashtu cilësinë dhe suksesin për ata në biznes.

Përveç skuadrës së Restorant Albis nga Maqedonia, ka pasur edhe garues tjerë, të cilët janë kthyer me medalje nga Turqia, por Albis kanë qenë të vetmit shqiptarë pjesmarrës, të cilët kanë zënë dy çmime dhe kanë marrë disa mirënjohje në këtë festival me çmime botërore në sferën e gatimit.

burimi: Flaka

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale