Ja cilët janë sektorët ku 5G mund të sjellë një ndikim të shpejtë - Business Magazine Albania

Ja cilët janë sektorët ku 5G mund të sjellë një ndikim të shpejtë

5G

Vitin e ardhshëm, Shqipëria pritet të nisë procesin e kalimit në gjeneratën e ardhshme të komunikimeve celulare, 5G. Sipas analizave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kalimi në 5G pritet të ketë ndikime të rëndësishme në disa sektorë të ekonomisë dhe shoqërisë.

Një nga sektorët ku zhvillimi i teknologjisë pritet të ketë një ndikim të shpejtë është mjekësia. Telemjekësia mund të revolucionarizojë marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit dhe do të mundësojë kujdes më të mirë mjekësor në të gjitha zonat e Shqipërisë. Mbulimi me staf dhe shërbim të specializuar mjekësor jashtë qendrave të mëdha urbane në Shqipëri ngelet një problem shumë i madh dhe këtu teknologjia mund të ndihmojë. Përfshirja e drejtpërdrejtë e specialistëve në klinikat virtuale dhe transferimi i të dhënave të pacientëve në klinikë, mund të krijojë një ndihmë mjekësore urgjente më efikase. Digjitalizimi ka arritur tashmë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe mjekësinë në të gjitha fushat e tij funksionale, ndaj teknologjia 5G mund të përmirësojë ofrimin e kujdesit mjekësor cilësor, duke siguruar njëkohësisht privatësinë e informacionit shëndetësor të secilit pacient.

Pandemia vuri gjithashtu në dukje domososhmërinë për të adoptuar më shumë teknologjinë në sektorin arsimor, sidomos në drejtim të formave të mësimdhënies në distancë. Përmirësimet e drejtuara nga 5G të tilla si realiteti i shtuar dhe virtual në sektorin arsimor dhe mediat e ardhshme do të rrisin në mënyrë drastike kërkesën për kapacitete mobile me brez të gjerë. Pjesëmarrja interaktive në sesionet e mësimdhënies me aplikacione multimediale po bëhet gjithnjë e më popullore, dhe 5G lejon përvoja krejtësisht të reja në këtë fushë. Përdorimi formave digjitale të mësimdhënies do të lehtësojë më tej prirjen drejt individualizimit të mësimdhënies pavarësisht nga vendi dhe koha.

Lexoni: 5G tashmë po na mëson se çfarë do të duam nga 6G

Rrjetet 5G mund të kenë një mjet shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të reagimit ndaj emergjencave. Megjithëse ngjarjet si tërmeti i vitit 2019 apo përmbytjet dhe zjarret e herëpashershme ka vënë në dukje mangësi të mëdha, si logjistikë, ashtu edhe në përgatitjen e strukturave, teknologjia 5G mund të jetë mundësi që Shqipëria të lëvizë drejt teknikave më moderne. Për shembull, praktikat e vendeve të tjera sugjerojnë që reaguesit e parë ndaj zjarreve dhe emergjencave të tjera mund të përdorin burime të sigurta të rrjetit 5G për të tërhequr hartat e ndërtesave për të identifikuar pikat e hyrjes, rubinetet e ngritësve për tubat e zjarrit, komandimin dhe kontrollin e ashensorit, vizatimet strukturore dhe të dhëna të tjera për vendimmarrje të shpejtë dhe të informuar. Shembull tjetër mund të jetë përdorimi i dronëve me rrjete 5G për operacionet të zjarreve gjatë stinëve të zjarreve të rënda.

5G ka potenciale të mëdha edhe në drejtim të krijimit të qyteteve inteligjente. Ky mund të jetë një skenar më i largët, megjithatë disa aspekte mund të kenë një përdorim të shpejtë, për të përmirësuar disa prej problemeve të lidhura me zhvillimin e qendrave të mëdha urbane.

Lundrimi i automatizuar dhe i lidhur në internet mund ta bëjë trafikun rrugor më të sigurtë dhe do të përmirësojë rrjedhën e tij. Lëvizshmëria inteligjente gjithashtu ofron mundësi për të optimizuar menaxhimin e parkimit për shembull, nëpërmjet sistemeve të automatizuara të shfaqjes së parkimit. 5G mund të lehtësojë shërbimet inteligjente të ndërtesave, të tilla si matja e mençur, kontrolli i sistemeve të ngrohjes ose monitorimi i infrastrukturave të furnizimit të tilla si uji, ujërat e zeza ose sistemet e ventilimit.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0