Ja cilën pyetje duhet të bëni për të marrë përgjigje të sinqerta

Ja cilën pyetje duhet të bëni për të marrë përgjigje të sinqerta


Një ndër trajnerët më të paguar, Michael Bungay Stainer thoë në Advice Trap se ju duhet të filloni pyetjet me “Çfarë?”. Ja pse do të merrni përgjigje të sinqerta.

Çdo trajner apo gazetar do t’ju thotë të njëjtën gjë: Suksesi fillon duke bërë pyetjet e duhura.

Michael Bungay Stanier, shkruan në Advice Trap një mënyrë të thjeshtë dhe të fuqishme për të filluar me pyetjet dhe për të rritur mundësinë e marrjes së përgjigjeve të sinqerta.

Mos filloni me “Pse”

Stanier jep shtatë pyetje themelore për trajnimin. Të gjitha ato fillojnë me “Çfarë”. Ja pse ndodh kjo:

Në shmagim “Pse”dhe “Si” sepse përgjigjet që marrim mund të jenë mbrojtëse. Kjo për shkak se këto pyetje e zhvendosin bisedën shumë shpejt në fazën e orientuar drejt veprimit dhe zgjidhjes. Pyetjet Çfarë” kanë të rrënjosur kuriozitetin dhe duket se funksionojnë më së miri çdo ditë për të pasur këndvështrime të reja.

Lexoni: 5 Pyetjet që duhet të bëni gjatë një interviste me kandidatë në fushën e marketingut

Supozohet se (çdo ditë) ju do t’i bëni më shumë pyetje dikujt rreth një fakti të caktuar. Me fjalë të tjera, ju nuk po përpiqeni të merrni vetëm një përgjigje, por po ndërtoni një marrëdhënie me personin që po flisni. Nëse nuk do t’a shihni më atë person përsëri, mund t’i bëni pyetje në mënyrën që dëshironi.

Pse funksionon pyetja “Çfarë?”

Të pyesni “Pse” mund të funksionojë, por vetëm nëse pyetja që po bëni nuk do të interpretohet si evazive, personale apo e rrezikshme. Me fjalë të tjera, çdo pyetje tjetër e thellë mund t’i pengojë njerëzit t’ju japin një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Siç sugjeron Stainer, “Çfarë” nxit kureshtjen edhe nëse keni një ide të qartë rreth përgjigjes që do të merrni. Në fakt, kjo  mund t’ju shtyjë të bëheni më mendjehapur sesa do të ishit në situata të tjera.

Damon Brown, sipërmarrës dhe kolumnist i Inc, ka shkruar në një nga artikujt e tij për sipërmarrjen dhe fëmijët:

“Nuk është vetëm çështje e të qenit pafundësisht kureshtar, por edhe e të kuptuarit se çdo gjë është e re në vetvete. Ata i shikojnë gjërat me sy të freskët sepse ata realisht nuk e dinë të vërtetën. Ndryshimi kryesor mes nesh dhe të vegjëlve është që ne besojmë se e dimë të vërtetën.

“Pse?” kërkon përgjegjësi. “Si?” kërkon veprim të menjëhershëm. “Çfarë?” kërkon versionin e vërtetë të tyre.

Ju duhet të pyesni veten se cilën prej këtyre doni vërtet.

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0