Ja cilat janë punët më stresuese të cilat të dërgojnë në "Burnout" - Business Magazine Albania

Ja cilat janë punët më stresuese të cilat të dërgojnë në “Burnout”

Burnout është një ndërthurje simptomash të lidhura me një gjendje stresi të vazhdueshëm në mjedisin e punës. Punonjësi mund të ndihet i pakënaqur, me një shkëputje mendore në angazhimin e tij dhe të ketë qëndrim indiferent. Megjithatë, janë disa sektorë në të cilët kjo gjendje mund të zhvillohet më lehtësisht se te të tjerët. Kërkimi global i realizuar nga Workday Addressing Burnout Risk në 2022 analizoi se si ka evoluar rreziku i burnout nga viti 2021 në disa industri dhe zona gjeografike në botë.Në veçanti u analizuan 10 sektorë industrialë, ku u përfshinë 1.5 milionë punonjës që përfaqësojnë më shumë se 600 kompani në botë. Hulumtimi vlerësoi përgjigjet e punonjësve, lidhur me faktin të të qenët gjithnjë të lidhur, nivelet e energjisë dhe ato të kënaqësisë, duke i klasifikuar si rrezik i lartë, i mesëm apo i ulët.

Nga administrata publike te sektori i prodhimit

Pjesa më e madhe e industrive të analizuara ka regjistruar nivele më të larta të burnout në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë. Sektorët prodhues, që kanë qenë në linjën e parë gjatë pandemisë, kanë regjistruar rritjen më të lartë të burnout. Studimi zbuloi se pjesa më e madhe e sektorëve regjistruan nivele më të larta ose konstante të rrezikut të burnout në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Sektorët që vepruan në linjën e parë gjatë pandemisë, si transportet, regjistruan rritjet më të larta, +16% krahasuar me një vit më parë.

Administrata publike shënoi rritje me 10% të numrit të kompanive me nivel burnout më të lartë, ndjekur nga kompanitë në sektorin shëndetësisë, që regjistruan rritje me 4%.

Në rënie me 11 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar, është sektori i prodhimit (50%), i ndjekur nga ai i energjisë (48%) dhe mallrave të konsumit (43%), të cilët kanë mbetur të pandryshuar në krahasim me vitin 2021. Teknologjia e Informacionit ndalet në 13% në fund të këtij klasifikimi të veçantë, duke u konfirmuar për të dytin vit, si industria më pak e rrezikuar nga burnout. Hulumtimi theksoi një sërë veprimesh që mund të marrin punëdhënësit për të ulur nivelin e stresit të punëtorëve.

Nëse nga një anë, problemi i burnout te punonjësit është gjithnjë e më i përhapur, nga ana tjetër, drejtuesit e kompanive mund të bëjnë pjesën e tyre. Një ndihmë mund të vijë nga kultivimi i një kulture më afër nevojave të punonjësve, si dhe nga nxitja për zgjidhjen e problemeve me një dialog të hapur dhe ofrimi i një qëllimi të përbashkët punonjësve për të siguruar një shkallë të caktuar mirëqenie.

Rreziku i burnout, Mbretëria e Bashkuar kryeson klasifikimin

Raporti thekson një ndryshim global mes dhjetë zonave gjeografike në vëzhgim vit pas viti.
Gjashtë vende regjistruan rritje të rrezikut të burnout, ndërsa katër të tjera bënë përmirësime. Ndër të parat, është Mbretëria e Bashkuar, ku punonjësit e ekspozuar nda rrezikut të burnout arrijnë në 41% në rritje me 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Vendi i dytë, Franca (39%) regjistroi rënie të rrezikut të burnout me 7% krahasuar me vitin 2021. Në Europë, rreziku i burnout mbetet i lartë dhe në vende të tjera.

Holanda renditet e treta, me 33%, edhe pse në rënie me 5%, ndërsa Norvegjia regjistroi rritje me 9% nga viti në vit, duke arritur në 20%.

Danimarka, edhe pse regjistroi nivele më të ulëta të rrezikut të burnout, pati rritje me 3% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 11%.

Lajme të mira për punonjësit gjermanë, ku rreziku i burnout në vend është ulur me 5%.  Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0