Ja cilat janë markat më të vlefshme të makinave në botë

Ja cilat janë markat më të vlefshme të makinave në botë


Studimi më i ri i kompanisë Millward Brown tregon se Toyota vazhdon dominimin shumëvjeçar në mesin e markave të mëdha botërore.

Vlera e brand-it Toyota më 2017 është vlerësuar në 28,66 miliardë $, me rënie të lehtë prej 3% krahasuar me vitin e kaluar.

Në studimin, i cili publikohet çdo vit, janë renditur 100 brand-et më të vlefshme botërore, ndërsa Toyota në 12 vitet e fundit madje dhjetë herë ka marrë emërtimin e brand-it më të vlefshëm botëror.

Vendin e dytë e zë BMW, e cila po ashtu ka shënuar rënie për 8%, në 24,56 miliardë $. Në vendin e tretë renditet auto-brandi gjerman Mercedes, vlera e të cilit është 23,51 miliardë $, me rritje vjetore prej 4%.

Lista e dhjetë markave të veturave më të vlefshme në botë më 2017:

1.Toyota 28,66 -3%

2. BMW 24,56 -8%

3. Mercedes 23,51 +4%

4. Ford 13,06 0%

5. Honda 12,16 -8%

6. Nissan 11,34 -1%

7. Audi 9,39 -1%

8. Tesla 5,88 +32%

9. Land Rover 5,53 +17%

10. Porsche 5,14 +16%

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0