Ja cilat janë makinat më të mira Smart të prezantuara në CES 2017 - Business Magazine Albania

Ja cilat janë makinat më të mira Smart të prezantuara në CES 2017


Çdo vit kompanitë më të mira të teknologjisë në botë mblidhen në Las Vegas për t’u treguar të gjithëve trendet më të fundit të teknologjisë që ata po zhvillojnë.

Ja cilat janë makinat më të mira Smart që u prezantuan në CES 2017.

1-Toyota Concepti-i i UX

https---blueprint-api-production.s3.amazonaws.com-uploads-card-image-337104-0ca4c1fe-0a67-42a7-85b9-d5fe1d8c0002

Kjo makinë është ndërthurje e inteligjencës artificiale me atë humane. Koncepti krijon një marrëdhënie të veçantë me shoferin, jo vetem duke e mbrojtur atë, por edhe duke ia njohur emocionet.

2-Corning Gorilla Glass for Automotive

https---blueprint-api-production.s3.amazonaws.com-uploads-card-image-338285-6eead0c0-46d3-4c5a-980b-1115d697a088

Xhami i parë i kësaj makine është i ndërtuar me materialin që përdoret në smartphone dhe me materiale të tjera të shtuara për t’u mbrojtur kundër të ftohtit dhe nxehtësisë ekstreme.

Pra do të jetë një xham shumë i hollë, por super rezistent.

3-BMW HaloActive Concept

https---blueprint-api-production.s3.amazonaws.com-uploads-card-image-338755-6b6cccc9-3afa-450a-bbde-f808a4259887

Kjo makinë bashkon teknologjinë e hologramit dhe valëve ultra sonike për të krjuar një përvojë të veçantë.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0