Ja cilat janë gjobat e reja për bizneset - Business Magazine Albania

Ja cilat janë gjobat e reja për bizneset


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi gjobat marramendëse ndaj biznesit, Ministria e Financave ka hartuar një nivel më të ulët edhe se penalitetet e mëparshme, në ndryshimet e fundit të ligjit të procedurave tatimore, i cili pas diskutimeve të shumta me bizneset ka marrë variantin përfundimtar.

Psh, moslëshimi i kuponit tashmë ka gjobë 50 mijë lekë (kujtojmë se me supergjobat kjo masë u vu 500 mijë lekë) dhe në rast përsëritje aktiviteti bllokohet për 30 ditë dhe në rast përsëritje të vazhdueshme konsiderohet evazion tatimor.

Për mosdeklarimin e punonjësve, biznesi i vogël merr gjobë 50 mijë lekë dhe i madhi 200 mijë lekë (për biznesin e madh gjoba më parë ishte 500 mijë lekë).

Masat janë zbutur edhe në rastet kur kapet malli i pashoqëruar me faturë tatimore, ku nuk parashikohet bllokim malli, por biznesi i vogël kalon si tatimpagues i TVSH-së, ndërsa biznesit të madh i bëhet rivlerësim, ndërsa në të dy rastet gjoba është sa 100% e tatimit të deklaruar, përveç tatimit dhe kamatvonesave.
Më poshtë jepen masat ndëshkuese sipas ndryshimeve në ligjin e procedurave.
ja-cilat-jane-gjobat-e-reja-per-bizneset-businessmag

ja-cilat-jane-gjobat-e-reja-per-bizneset-businessmag

 

 

burimi: monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0