Ja cilat janë destinacionet shqiptare që nuk duhen humbur këtë fundvit

Ja cilat janë destinacionet shqiptare që nuk duhen humbur këtë fundvit


Edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit dhe për të gjithë ata që zgjedhin të mos festojnë në shtëpi, apo për shumë asrye të ndryshme nuk mund të festojnë jashtë, ka mjaftueshëm opsione.

Një ndër ta është Shqipëria. Jetojmë në një vend i cili karakterizohet nga kushte klimatike të favorshme për pushimet e verës e për ato të dimrit. Çdo ditë e më shumë shqiptarët po prenotojnë udhëtime brenda vendit. E për këto festa fokusi është veriu i vendit dhe zona e Korçës.  Kjo për shkak të pamjes së adhurueshme që të ofrojnë këto zona në këto ditë festash.

Destinacionet me borë janë ata që kanë fluksin e rezervimeve. Kjo për shkak se ka pista skiimi dhe për shkak të ushqimit tradicional që shërbejnë bujtinat e zonave. Një karakteristikë tjetër tërheqëse është ngrohja natyrale me dru edhe oxhaket, si dhe mikpritja e ngohtë e tyre kryesisht guesthous-et.

Lexo: Stambolli, destinacioni i preferuar i shqiptarëve për festat e fundvitit

 “Çmimet relativisht janë të kënaqshme dhe për këtë arsye edhe numri i prenotimeve ka ardhë në rritje”, shprehen përfaqësuesit Guida Outdoors Albania.

Për BusinesMag.al Eltoni na tregon zonat që kanë fluksin më të madh të turistëve. Ja cilat janë  disa prej tyre: Korçë, Dardhë,Voskopojë, Lugina e Valbonës, Bajram Curri, Prizreni, Dardha, Pukë, Prevallë, Brezovicë, Prizren, Bogë, Rugovë, Strugë, Ohër, Mavrovë, Kodrat e Diellit, Tetovë.

Ndërsa përsa i përket bujtinave, numri i rezervimeve është relativisht i lartë, përjashtuar bujtinat që janë në zona të thella, të cilat e kanë mbyllur aktivitetin e tyre këtë sezon për shkak të kushteve të vështira klimatike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0