Stambolli, destinacioni i preferuar i shqiptarëve për festat e fundvitit

Stambolli, destinacioni i preferuar i shqiptarëve për festat e fundvitit


Festat e fundvitit vijnë edhe me vendimet se ku do t’i kalojmë ato. Një pjesë e mirë e popullsisë, shpenzojnë mjaftueshëm për këto festa, duke planifikuar edhe udhëtime jashtë vendit.

Për BusinessMag.al agjensitë turistike shprehen se Stambolli prej shumë vitesh kryeson si një nga destinacionet më atraktive dhe madje edhe këtë vit po mban rendin e parë. Vendet e rajonit kryesisht, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë gjithashtu destinacione të kërkuara, kryesisht nga familjarë. Kjo favorizohet nga afërsia dhe kostoja e ulët e rrugëtimit. Qytetet Italiane dhe Praga, gjithashtu mbeten destinacione shumë të preferuara sidomos për Krishtlindje.

Për BusinessMag.al agjensia e udhëtimeve Kalemi Travel and Tours shprehet se një interes të madh këtë vit është shfaqur edhe për destinacionet si Dubai dhe Vjena. Ndërsa agjensia Metro Travel thotë se krahasuar me dy vite më parë interesi për të prenotuar një biletë për të kaluar festat e  fundvitit jashtë, është rritur ndjeshëm. Ajo që vërehet dukshëm sipas intervistave të zhvilluar nga BusinessMag.al është fakti që rezervimet bëhen që në data të hershme, për faktin se biletat mund të prenotohen më një çmim të arsyeshëm.

Biletat që prenotohen janë paketa të plota, që përshijnë fluturimin, akomodimin, ushqimin dhe guidën. Përfaqësuesit e Metro Tours thonë se, nuk mungojnë as prenotimet për vendet me borë si: Mavrovë, Kolashin, Brezovicë.

Lexo: Destinacionet më të bukura të Shqipërisë sipas SwedishNomad

Por si ka ndikuar tërmeti në këtë prag festash?

“Tërmeti ka ndikuar në uljen e kërkesës për të udhëtuar jashtë. Shikohet një tendencë që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri këtë vit, pranë të afërmve. Këtë e vërtetoi edhe një anketim në Facebook që bëmë para pak ditësh, ku vetëm 30% u shprehën se do t’i kalonin festat jashtë Shqipërisë”, thonë përfaqësuesit e Kalemi.

Nisur nga çmimet e biletave, vihet re se vendet si Kolashin, Mavrov dhe Brezovica janë destinacionet me çmimet më të ulëta, të cilat fillojnë nga 39-60 euro, ku përgjithësisht janë paketa. Destinacione si Praga, qytete të Italisë, Stambolli, e shumë destinacione të Europës kanë çmime mesatarisht të arritshme, ku variojnë nga 150 euro deri në 400. Dubai dhe vende të tjera, të cilat janë gjithmonë të frekuentuara nga një targertgrup i caktuar kanë çmime mbi 1000 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0