Ja cilat janë aftësitë komunikuese që ju sigurojnë sukses në punë

Ja cilat janë aftësitë komunikuese që ju sigurojnë sukses në punë


Komunikimi i mirë në zyrë ndikon pozitivisht në personalitetin tuaj, por duke pasur aftësi të mira komunikuese ju do të keni një impakt pozitiv edhe në karrierën tuaj. Sipas trajneres së karrierës Hallie Crawford, “Komunikimi i mirë ndikon në efikasitetin, besimin midis punonjësve dhe profesionizmit tuaj”. Këtu janë shtatë aftësi thelbësore të komunikimit që çdo punonjës dhe shef duhet të respektojnë: 

Tregoni respekt

“Të kesh respekt për hapësirën dhe kohën e njerëzve të tjerë, është e rëndësishme, veçanërisht nëse të duhet të flasësh për një temë prekëse”, tha Crawford. “Respekti është një aftësi shumë e rëndësishme komunikimi në mjedisin e punës. Shmangni debatin me dikë, pasi kjo nuk krijon një mjedis pozitiv në punë. Respektoni ndjenjat dhe pikat e forta dhe perspektivën e personit tjetër”.

Lexo: 11 pozicione të trupit që ndihmojnë performancën tuaj

Jini një dëgjues aktiv

Të jesh dëgjues aktiv është pjesë thelbësore e çdo pune”, tha Jacinto. Të jesh një dëgjues i keq, siç është dikush që ndërpret ose nuk mban kontakt me sy, kur një person tjetër flet me ju, mund të kompromentojë pozicionin tuaj në punë. Nëse nuk jeni një dëgjues i mirë, atëherë bëhuni një i tillë. “Ju nuk mund ta kuptoni objektivin e plotë për një projekt për të cilin jeni trajnuar”, tha ajo.

Përdorni gjuhën e trupit

Edhe pse ju ndoshta nuk mund ta kuptoni, gjuha e trupit shpeshherë komunikon më shumë sesa mesazhet e thëna nëpërmjet fjalëve. Prandaj tregohuni të kujdesshëm për veprimet tuaja, sepse tjetër mesazh mund të jeni duke thënë me fjalë dhe tjetër me gjuhën e trupit.

Mos hezitoni të bëni pyetje

Kur jeni një punonjës i ri në një kompani, apo sa keni dalë nga bankat e shkollës, mund të keni frikë t’ju bëni pyetje bashkëpuntorëve ose menaxherëve tuaj. Por, aftësia dhe gatishmëria për të bërë pyetje është një aftësi e rëndësishme komunikimi. Bërja e pyetjeve ndihmon për të sqaruar gjërat në punë, nëse po flisni për një projekt apo një problem me një bashkëpunëtor. Sipas Crawford, “nëse jeni udhëheqës në punë, kjo vlen edhe për ju: Në vend që të jepni udhëzime, përpiquni të bëni pyetje për të udhëhequr dikë në një përfundim të saktë”.

Shmangni komunikim vetëm përmes email-it

Në 2019, një pjesë e konsiderueshme e komunikimit në ambientet e punës, bëhet duke u mbështetur tek e-mailet, por këshillohet që të komunikoni me kolegun në zyrën tjetër duke shkuar aty. Kjo formë komunikimi shmang të gjitha problemet që mund të lindin si pasojë e komunikimit me e-mail.

Jini mendjehapur

“Të qenit mendjehapur është një aftësi shumë e rëndësishme komunikimi, veçanërisht për punonjësit fillestarë. Të jesh mendjehapur të ndihmon të kuptosh kulturën e kompanisë”, shpjegoi Crawford. “Jini të hapur për praktikimin e mënyrave të reja, pasi do t’ju ndihmojnë të mësoni gjithmonë e më shumë”, udhëzoi Crawford.

Lexo: 6 arsye befasuese pse menaxherët e rinj kanë performancë më të mirë se menaxherët me përvojë

Reagoni

Kjo aftësi komunikimi është e rëndësishme për punonjësit e nivelit të lartë për të ndihmuar punonjësit dhe biznesin e tyre që të rriten. Kjo nuk do të thotë gjithmonë të korrigjoni gabimet, mund të lavdëroni dikë për një punë të bërë mirë. Nëse keni nevojë të korrigjoni gabimet, sigurohuni që së pari të lavdëroni një punonjës. Kjo e bën më të lehtë pranimin e çdo reagimi negativ.

Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0