Ja cila është procedura e fiskalizimit të faturave të importit të mallrave - Business Magazine Albania

Ja cila është procedura e fiskalizimit të faturave të importit të mallrave

importit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve, detyrimin për të fiskalizuar faturën e importit të mallrave, e përcaktuar në nenin 20, pika 7 dhe 10, të Ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Kjo procedurë duhet të kryhet jo më vonë se 3 ditë nga momenti që mallrat vendosen nën procedurën e qarkullimit të lirë nga Autoriteti doganor.

Bazuar në një marrëveshje për shkëmbim informacioni midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, informacioni për deklaratat doganore vjen i përditësuar në sistemin e Administratës Tatimore, nga i cili më pas një pjesë shfaqet në llogarinë e çdo tatimpaguesi në portalin Self-Care.

Procedura e fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara është e parashikuar në nenin 25 të Udhëzimit nr. 16, datë 03.04.2020 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, https://www.tatime.gov.al/c/424/431/baza-ligjore.

Lexoni: Çfarë do të ndodhë në lidhje me përdorimin e dokumentacionit tatimor ekzistues? Tatimet japin sqarimin

Në mënyrë të përmbledhur, këtë procedurë e gjeni të përshkruar më poshtë:

  1. Pasi mallrat vijnë në kufi dhe kryhet procedura e zhdoganimit, autoriteti doganor lëshon deklaratën doganore, të ngarkuar me TVSH në import dhe dërgon të dhënat nga deklarata doganore në sistemin e informacionit të Administratës Tatimore.
  2. Disa nga të dhënat e deklaratës doganore, (të specifikuara në Udhëzim) do të transferohen nga C@TS në Platformën Qendrore të Faturave.
  3. Tatimpaguesi importues, në llogarinë e tij të përdoruesit në portalin Self-Care, në menunë e veçantë Deklarata doganore, do të duhet të fiskalizojë faturat për mallrat e importuara:
  • Duke klikuar në këtë menu, do të listohen të gjitha deklaratat doganore të importeve të kryera nga tatimpaguesi, me të dhënat përkatëse të numrit rendor të çdo deklarate për çdo zyrë doganore si dhe datën e regjistrimit të deklaratës.
  • Pas zgjedhjes së një deklarate doganore, do të shfaqen të dhënat e kësaj deklarate dhe tatimpaguesi do të duhet të shtojë informacionin e mëposhtëm:
  • Emrin e shitësit;
  • Numrin identifikues fiskal të shitësit, të lëshuar në vendin e tij të rezidencës;
  • Adresën e shitësit (rruga, qyteti, shteti);
  • Kodin e vendit të tij të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, me të cilin lidhet fatura e huaj, pra në të cilin mallrat janë furnizuar;
  • Llojin e faturës (paguar me para në dorë ose pa para në dorë);
  • Numrin e faturës (numrin e faturës së vendosur në faturën e huaj);
  • Datën në të cilën fatura është lëshuar nga shitësi i huaj;
  • Mënyrën e pagesës (pra si ai do ta paguajë këtë faturë); dhe
  • Informacionin për çdo artikull të blerë dhe të vendosur në faturën e huaj: përshkrimin për njësinë, njësinë matëse, sasinë për artikull, dhe çmimin për njësi, në situatën kur vetëm të dhënat për grupet e produkteve janë specifikuar në të dhënat e deklaratës;
  • Pas shtimit të të dhënave, tatimpaguesi duhet t’i ruajë ato dhe të klikojë “fiskalizo”.
  • Në këtë moment sistemi i informacionit të Adminisratës Tatimore do të krijojë automatikisht kodet NSLF dhe NIVF, do t’i regjistrojë në bazën e të dhënave dhe në librin e tij të blerjeve bazuar në “datën e pranimit të deklaratës”,
  • Shuma e TVSH-së do të merret nga deklarata doganore kështu që tatimpaguesi nuk do të ketë mundësinë që ta ndryshojë atë.

Në rast të rishikimit të deklaratës doganore, si rezultat i rivlerësimit doganor ose kontrollit të pas-zhdoganimit, brenda afatit të përcaktuar në kodin doganor, blerësi që ka përfunduar procesin e fiskalizimit do të korrigjojë menjëherë të dhënat e faturës në platformën qendrore të faturave bazuar në deklaratën doganore të rishikuar.

Për më shumë informacion klikoni në tatime.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0