Ja cila është fraza, që njerëzit e suksesshëm nuk kanë frikë ta thonë! - Business Magazine Albania

Ja cila është fraza, që njerëzit e suksesshëm nuk kanë frikë ta thonë!

Sipas ekspertëve të psikologjisë dhe studimeve që janë bërë është zbuluar se, kur dikush pranon që ka gabuar nuk shihet si më pak kompetent. Përkundrazi ata konsiderohen si më të zgjuar dhe më miqësorë.

Njerëzit shumë të suksesshëm dhe të pëlqyeshëm janë pranues dhe ata nuk kanë frikë të thonë tre fjalë të thjeshta: “Unë e kisha gabim”.

1. Ata kanë prioritet mësimin dhe rritjen.

Çelësi është t’i kujtoni vetes se edhe pse sjellja juaj ishte e gabuar ju mund ta ndryshoni atë në të ardhmen. Vetëm se po pranoni gabimin, kjo nuk do të thotë se jeni një person i keq, për arsye se e keni bërë atë gabim.

2. Ata kërkojnë më shumë informacion.

Kur dikush ju thotë se e keni gabim, në vend që të hidheni menjëherë në mbrojtje, pyesni se pse po jua thonë këtë. Kjo jo vetëm që ju bën më të hapur ndaj reagimeve dhe mendimeve të personit tjetër, por gjithashtu ka potencialin për të zgjeruar mënyrën se si mendoni për një temë ose çështje.

3. Ata shpesh e kujtojnë se njerëzit janë të prirur për të falur.

Kur e pranojmë se e kemi gabim, jo ​​vetëm që do të shihemi si më të fortë dhe më miqësorë, por ka shumë të ngjarë që të falemi edhe për shkeljet tona. Ne krijojmë më shumë potencial për të ruajtur ose riparuar lidhjet më të rëndësishme në jetën tonë.

 

cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0