Ja çfarë të huazoni nga fjalimi i jashtëzakonshëm i Steve Jobs në 2005

Ja çfarë të huazoni nga fjalimi i jashtëzakonshëm i Steve Jobs në 2005

Steve Jobs

Ne jemi në mes të sezonit më të pazakontë në historinë e diplomimeve. Le të shohim  se cili mund të jetë fjalimi më madhështor në histori.

Kur mendoni për Steve Jobs dhe të folurit në publik, shanset janë të mendoni për produktet e tij Apple. Lançimi origjinal i iPhone, nga Steve Jobs në 2007 është akoma interesant për t’u parë sot, siç është prezantimi i tij i Macintosh i vitit 1984.

Por nëse doni të mësoni se si të mbani një fjalim të mahnitshëm, ia vlen të shpenzoni 15 minuta për të parë një performancë tjetër të Jobs: fjalimin e tij në Universitetin Stanford, 15 vjet më parë.

Ja pse funksionoi kaq mirë, dhe pse ia vlen ta shikoni dhe ta imitoni (siç mund të ketë thënë Jobs, “ta vidhni”) gjithë këto vite më vonë, pavarësisht se kush është audienca juaj dhe pothuajse pa marrë parasysh se çfarë duhet t’u thoni atyre.

1. Struktura

Mësimi i parë i madh në këtë fjalim transmetohet në më pak se një minutë, kur Jobs krijon pritshmëritë e audiencës për strukturën e asaj, që vjen më pas.

Ai e bën atë me këtë rresht: “Sot dua t’ju tregoj tre histori nga jeta ime. Kjo është e gjitha. Jo më shumë. Vetëm tre histori.” Është mjeshtëror. Ai përdor rregullin e treshit. Ai kornizon ato, që vijnë më pas si histori – jo mësime, jo këshilla (edhe pse të treja historitë kanë moral të qartë).

Dhe, siguron audiencën se asgjë nga ato, që do të dëgjojnë nuk do të jetë komplekse. Nëse nuk merrni asgjë tjetër nga kjo analizë, merrni strukturën e Jobs.

2. Ritmi

Fjalimi zgjat vetëm 14 minuta. Ka vetëm 2,255 fjalë. (Për krahasim, ky artikull shkon rreth 600 fjalë.) Nga ato 2,255 fjalë, 1,959 – 86 përqind – i kushtohen të tre tregimeve. Nuk ka fjalë të tepërta. Ai respekton kohën e audiencës. Ai madje nuk harxhon fjalë duke falënderuar dekanët, siç bëjnë shumica e folësve të diplomimit.

Plus, tregimet janë pothuajse identike në gjatësi: 720 fjalë për tregimin e parë, 604 për të dytën dhe 635 për të tretën.

Jobs i kushtonte shumë vëmendje dizajnimit në punën e tij. Ai ishte shumë i vetëdijshëm për shkallën në të cilën njerëzit reagojnë me emocione pozitive ndaj simetrisë, dhe për rregullin e treshit. Asnjë nga kjo nuk është përdorur aksidentalisht.

Lexoni: Këshilla e Steve Jobs për këtë kohë: Mos u mposhtni nga fatkeqësitë dhe humbjet

3. Lidhja

Tre tregimet që Jobs tregon janë:

  • si një leksion kaligrafie, që ai mori në vitet 1970 e bëri atë të këmbëngulë që kompjuteri Macintosh të ketë shkronja me cilësi të lartë,
  • si pushimi nga puna në Apple rezultoi të ishte një nga gjërat më të mira, që i kanë ndodhur ndonjëherë, dhe
  • atë që mësoi për jetën, pasi iu tha që kishte kancer në pancreas, në 2004.

Sigurisht, të tre historitë kanë tema shumë më të thella. Kush jam unë? Çfarë nënkuptojnë përvojat e mia? Si ta gjej atë që dua?

Në fund të fundit, natyrisht, ka disa nota trishtimi të përfshira, pasi ne e dimë se Jobs kishte vetëm pak më shumë se gjashtë vjet për të jetuar në kohën e këtij fjalimi. Ja një nga rreshtat më të cituar dhe më prekës të fjalimit: “Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër.”

“Vidheni” këtë fjalim

Jobs ishte një njeri jashtëzakonisht i komplikuar, por ai përmendi një citim, të cilit ia atribuoi Pablo Picassos: “Artistët e mirë kopjojnë; artistët e mëdhenj vjedhin”.

Është e drejta juaj të paktën të huazoni pjesët më të mira të këtij fjalimi klasik, veçanërisht strukturën, ritmin dhe përpjekjen për një lidhje emocionale. Bëjini këto dhe do të ndërtoni një marrëdhënie shumë të mirë me audiencën tuaj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0