Ja çfarë rrezikojnë bizneset e vogla nëse nuk bëjnë në kohë vetëkorrigjimin - Business Magazine Albania

Ja çfarë rrezikojnë bizneset e vogla nëse nuk bëjnë në kohë vetëkorrigjimin


Numërimi mbrapsht për bizneset e vogla me dhe pa TVSH për të korrigjuar deklarimet e totalit të blerjeve dhe shitjeve ka filluar. Afati përfundon në datë 10 shkurt ndaj duhet të nxitoni nëse nuk dëshironi që të përballeni me sanksione.

Edhe nëse nuk keni punuar fare me fatura do t’ju duhet që të bëni deklarimet për shitje blerjet.

Në një komunikim përmes chat-it me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, specialistët sqaruan rëndësinë e procesit të rivlerësimit, duke theksuar se ai ka të bëjë me faturat e shitjes dhe blerjes, në rast se nga ana e biznesit është hedhur ndonjë faturë gabim në deklaratën e Tatimit të Thjeshtuar mbi Biznesin e Vogël.

Pyetjes se çfarë ndodh nëse një biznes nuk ka deklaruar fare fatura, tatimet iu përgjigjen se edhe në atë rast duhet të bëhet patjetër vetëkorrigjimi.

Specialistët deklaruan se për të kuptuar më mirë sesi funksionon ky proces duhet të konsultoheshim me linkun: https://www.tatime.gov.al/c/6/69/procedurat-tatimore ku mund të gjeni ligjin e Procedurave Tatimore dhe Udhëzimin përkatës për zbatimin e tij.

Një tjetër mënyrë për t’u informuar është që të paraqiteni personalisht në sportelet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve për të marrë asistencën e duhur.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju keni mundësinë e vetme që:

-Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së TVSH-së, të deklaruar parregullsisht, të mund t’i deklaroni të ndryshuar, në të drejtën që ju jep neni nr. 67 i ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, brenda datës 10 shkurt 2017.

-Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, ta plotësoni mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.

Në rast se pas verifikimit nga administrata tatimore, deklarata/t dërguar nga ana juaj, konstatohen të parregullta, do të zbatohen dënimet administrative përkatëse.

Sipas ligjit për procedurat tatimore, Dorëzimi i një deklarate tatimore të pasaktë dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Shuma e papaguar e detyrimit tatimor është diferenca ndërmjet detyrimit tatimor, që duhet paguar dhe shumës së tatimit të paguar.

Në nenin 116 për evazionin tatimor parashikohet që “Fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara apo deklaratave ose informacioneve të rreme, që çojnë në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion tatimor dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt”.

Neni 118 i ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon që : “Tatimpaguesi, që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor, të kërkuar sipas këtij ligji, detyrohet të paguajë një gjobë me 10,000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël, dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi”.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0