Ja çfarë punuan para se të krijonin një karrierë të suksesshme

Ja çfarë punuan para se të nisnin një karrierë të suksesshme


Emrat e tyre nuk janë të panjohur për publikun, as profesionet e tyre aktuale. Por çfarë kanë punuar para se të hidhnin hapat drejt një karriere të suksesshme këta të rinj shqiptarë?

Gëzim Gashi është shqiptari i famshëm në Suedi, i cili ka nën zotërim Institutin e Ri të Arteve dhe Inovacionit në Los Angelos, Kaliforni. Gëzimit i është dashur të punonte si marketer në telefon para se të bëhej një pronar i madh.

Lexo: Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë

Ervis Trupja tashmë njihet si shqiptari që është bërë pjesë e LinkedIn, por para se të arrinte në këtë pikë të suksesit të tij ka punuar si mësues në Medresenë e Tiranës dhe për një periudhë të shkurtër kohore edhe si kamarier.

Lexo:  Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Ersi Druga vajza ekselente nga Tirana që synon të bëhet një mjeke ushtarake e zonja, ka punuar si kamariere përgjatë sezonit të verës.

Lexo: Ersi Druga, nxënësja e ekselencës që punoi kamariere në verë

Anisa Bardhi punoi si recepsioniste para se të përfundonte shkollën. Sot është menaxhere e bizneseve të familjes së saj Hotel Iliria dhe bar Nomad.

Lexo: Anisa Bardhi, vajza antikonformiste që e do Shqipërinë

Naser Gashi pastiçieri i suksesshëm shqiptar, i cili ka hapur shkollën për të përvetësuar artin kulinar në Slloveni para se të niste sipërmarrjen që do ta çonte drejt suksesit, ka punuar si asistent profesor.

Lexo: Pastiçieri i suksesshëm shqiptar i cili ka hapur shkollën për të përvetësuar artin kulinar në Slloveni

Bora Qesja, vajza nga Durrësi, e cila është pedagoge në një nga universitetet më të mira të Australisë i është dashur që për të përballuar shpenzimet e larta të universitetit të punonte edhe si kamariere gjatë fundjavave.

Lexo: Bora Qesja, e suksesshme përtej kufijve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0