Ja çfarë modelesh mund të lançojë Apple këtë vit

Ja çfarë modelesh mund të lançojë Apple këtë vit


Këtë vit Apple mendohet se do të sjellë një kamerë të trefishtë në telefonat e saj Po flitet për dizajnin e ri, por ende nuk ka një pamje zyrtare. Gjithashtu, burime të jashtme tregojnë se kompania do të lançojë tre modele të reja të iPhone.

Këto modele do të mbajnë emrat iPhone XI dhe iPhone XI Max (emrat finalë mund të jenë ndryshe) dhe do të jenë të pajisur përkatësisht me ekrane OLED 5.8 inç dhe 6.5 inç. iPhone XIR do të ketë një ekran LCD 6.1 inç.

Raporte të ndryshme tregojnë se disa nga iPhone-ët e rinj do të karikohen me wireless, do të jenë më të shpejtë, të pajisur me një çip A13 dhe mendohet të kenë një portë USB-C në vend të portës së zakonshme të karikimit që ka Apple.

iPhone-ët e rinj mendohet se do të lançohen zyrtarisht në muajin Shtator.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0