Ja çfarë e bën unike ‘VRLABS’! - Business Magazine Albania

Ja çfarë e bën unike ‘VRLABS’!

Është konceptuar përmes një dizain modern për të ofruar komoditetin dhe lehtësitë e kushteve të përdorimit, pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë. Veçantia qëndron në faktin se ofron disa disiplina argëtimi për të kënaqur kërshëritë e të rinjve e adoleshentëve. Gjithashtu, atë e bën  unike varieteti i larmishëm i lojërave, që duhet thënë se janë përzgjedhur nga ato më të pëlqyerat në kohët e sotme. Stacionet e lojës në ‘VRLABS’ përdorin karta grafike të gjeneratës së fundit, me procesorë nga më të shpejtët në treg.

Është pagëzuar me emrin ‘VR LABS’. Ai përfaqëson një laborator të argëtimit përmes teknologjisë së aplikuar në lojëra eletronike, përfshirë morinë e lojërave të Play Station 5, lojëra të shumta kompjuterike, dhomëzat e ‘Virtual Reality’ si dhe zona e lojërave në skuadër me ‘LaserTag’ apo siç e quajmë ndryshe, ‘LightStrike’. Ka një vendndodhje lehtësisht të aksesueshme prej kujtdo, në zemër të Tiranës, në katin e 6-te të Qendrës Tregtare Toptani. Personeli i kualifikuar do të jetë pranë çdo përdoruesi për t’i ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme, përfshirë edhe për përdoruesit fillestarë. Argetimit të ofruar i shtohen dhe shërbime plotësuese, të tilla si organizime të eventeve të dedikuara për grupe biznesi dhe grupe shoqërore, apo edhe aktivitete e evente festive për interes të përdoruesve.

Në një atmosferë garuese, të rinj nga shkollat ‘Harry Fultz’, Hermann Gmeiner, apo dhe të apasionuar të tjerë nga ICTLab e ‘TUMO’ i sollën hare kësaj risie në prag të ceremonisë së inagurimit. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të kompanive e institucioneve që kontribojnë në zhvillimin e edukimit dhe kualifikimit të të rinjve në fushën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0