Ja çfarë duhet të dini për funksionalitetet e fshehura të iOS 10 - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të dini për funksionalitetet e fshehura të iOS 10


Versioni më i fundit madhor i Apple, iOS 10, është plot e përplot funksionalitete të shkëlqyer, por disa prej tyre janë të fshehura dhe këto të fundit janë ato që me të vërtetë u ndihmojnë të shfrytëzoni sistemin operativ në maksimum.

Me shumë gjasa keni pëlqyer jashtë mase funksionalitetet e reja të iMessage në iOS 10, por ne kemi tetë këshilla për ti marrë maksimumin iPhone dhe iPad-it tuaj.

1. Ekrani që flet

A e dinit se Siri mund të lexojë për ju ndërsa jeni në lëvizje? Sigurisht asistenti dixhital nuk ka atë zërin e pastër dhe intrigues të Morgan Freeman por punën e kryen për mrekulli. Këtë funksionalitet mund ta aktivizoni duke naviguar në: Settings – General – Accessibility – Speak Screen.

2. Pastroni postën elektronike

Pastrimi i postës elektronike është bërë një proces më i lehtë. Një funksionalitet i ri “Unsubscribe” në aplikacionin Mail largon e-mail-et e padëshiruara me një të klikuar butoni.

3. Siri në rast urgjence

Ndiheni mirë kur mendoni se Siri është aty pranë gjithnjë për tju ndihmuar. Me “Hey Siri” asistenti virtual menjëherë aktivizohet dhe mjafton ti thuani “Call 911,” apo çfarëdo numri përkatës për vendin tuaj pa luajtur një gisht të vetëm.

4. Fikni “Leximin e Pranimeve” për persona të caktuar

Nuk dëshiron që disa persona të mësojnë se kur keni lexuar mesazhet e tyre? Në iOS 10 mund të vendosni nëse nuk doni të njoftoni persona specifikë. Për ta bërë këtë mjafton të shkoni tek biseda përkatëse dhe të klikonin ikonën “i” në skajin e djathtë lart dhe të çaktivizoni opsionin “Read Receipts“.

5. Tastiera e fshehur Kaomoji

A e dini se ekziston një tastierë e fshehur Kaomoji në iOS 10? Për ta aktivizuar vizitoni Settings – General – Keyboard – Tap keyboards – Add New Keyboard. Përzgjidhni gjuhën japoneze dhe më pas Kana. Si rezultat do të merrni emoji të reja argëtuese.

6. Mos harroni vendin e parkimit

Thuani lamtumirë zigzageve në kërkimi të vendit ku keni parkuar makinën. Nëse keni të lidhur makinën tuaj me pajisjen Apple përmes CarPlay, saherë që largoheni nga makina do të merrni një njoftim me të cilin Apple Maps do të ruajë vendin e parkimit.

Madje keni një opsion për të shtuar të dhëna specifike. Vizitoni Settings – Notifications – Maps për të aktivizuar ose jo këtë njoftim.

7. Riktheni butonin e vjetër qëndror

iOS 10 është sistemi operativ, i cili la pas shumë zakone të vjetra të përdoruesve me telefonët e tyre celulare. Për fat të mirë një zakon mund ta riktheni në jetë. Nëse pëlqeni të mbanit gishtin mbi butonin qëndror pa qenë nevoja për ta shtypur, atëherë aktivizojeni përmes Settings – General – Accessibility – Home Buton.

8. Koha për gjumë

Hera e fundit që keni bërë një gjumë të mirë duhet të ketë qenë fëmijëria juaj por iPhone tashmë mund tu vijë në ndihmë. Hapni aplikacionin e orës dhe përzgjidhni tabtin “Bedtime.” Aty do të pyeteni sa orë gjumi dëshironi të flini dhe kur dëshironi të zgjoheni në mëngjes. Iphone juaj do llogarisë kohën ideale për të fjetur dhe zgjuar.

burimi: pcworld.al

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0