Ja arsyet që e bëjnë FC Barcelona një Biznes kaq të Suksesshëm - Business Magazine Albania

Ja arsyet që e bëjnë FC Barcelona një Biznes kaq të Suksesshëm


Andres Hatum & Luciana Silvestri

Ky është refreni i himnit të kënduar nga tifozët e FC Barcelona, klubit të futbollit të Katalonjës i cili fitoi titullin e UEFA Champions League, në fillim të qershorit duke mundur Juventusin e Italisë me rezultatin 3 – 1.

Me 23 trofe si kampione e Spanjës, 27 Kupa Mbreti dhe pas kësaj fitoreje të fundit, plot 5 trofe si kampione e Europës për klube, Barça ka zënë një vend të veçantë në historinë e futbollit. Duhet të themi se Barça është po ashtu edhe nje biznes i suksesshëm: vlera net e ekipit, sipas Forbes, ishte 3.16 miliard dollarë, duke e pozicionuar atë në vendin e dytë ndër ekipet më me vlerë; ndërkohë që të ardhurat e klubit arritën shifrën 657 milion dollarë, duke e pozicionuar në vendin e 4-rt pas Real Madrid, Manchester United dhe Bayern Mynih.

Ekzistojnë shumë arsye pse Barça ka një shkëlqim të vazhdueshëm: lojtarët e mëdhenj si Lionel Messi, Nëymar Santos dhe Luis Suares; drejtues fantastikë si Johan Cruyff, Luis Enrique dhe Josep “Pep” Guardiola; dhe kushtet e përsosura të stërvitjes. Megjithatë, sipas studimeve te Harëard Business Revieë, duket se tek Barça suksesi i dedikohet identitetit të organizatës – thënë ndryshe sensit kolektiv të “kush jemi” të cilin e ndajnë së bashku si lojtarët ashtu edhe menaxherët dhe punonjësit e tjerë të klubit. E ngjashme është fuqia e identitetit të saj çka i bën fansat të shprehen se Barça është ‘més que un club’ (më shumë se një klub).

Identiteti i një organizate është i ndryshëm nga kultura, vlerat, besimet dhe supozimet që përcaktojnë sjelljen. Ndërsa kultura na tregon si të sillemi, identiteti na tregon atë se kush jemi. Kjo shërben për 2 qellime. Duke shërbyer si lente, identitëti na ndihmon të kuptojmë ambientin që na rrethon. Ai gjithashtu krion një guidë informuese për veprimet reaguese të punonjësve.  Së bashku, këto dimensione iu japin mundësi organizatave të ruajnë një sens ekuilibri mes asaj se “kush jemi” dhe “çfarë bëjmë”.

Ndërkohë që janë të shumta organizatat të cilat e kuptojnë identitetin e tyre, janë të pakta ato të cilat e shikojnë atë si një mënyrë për të rritur performancë. Për shumë persona, identiteti është shumë abstrakt si koncept për ta lidhur me objektiva të matshme; për disa të tjerë, është një ideal tepër afatgjatë për ta përkthyer në qëllime aktuale. Megjithatë, identiteti ka potencial për të përmbushur objektivat dhe për të dhënë rezultate fantastike në të ardhmen – ashtu sic ka treguar Barça.

Trajnerët dhe lojtarët shkojnë e vijnë, por guri i themelit të identitetit te Barçë-s ështe La Masia (Ferma e shtëpisë), akademia e të rinjve të klubit e pozicionuar brenda Joan Gamper Sports City në periferi të Barcelonës. Qe prej krijimit të saj ne vitin 1979, kjo shkollë ka edukuar mbi 500 lojtarë aspirantë ku përfshihen yje si Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. Rreth 85 lojtarë, të moshave 12 – 18 vjeç, jetojnë në të ose e vizitojnë këtë shkollë çdo ditë për tu edukuar dhe për tu stërvitur.

Është pikërisht La Masia (Ferma e Shtëpisë) e cila ndihmon në krijimin e identitetit të Barçes duke luajtur 4 role të rëndësishme:

  • Rolin e gardianit të idealeve të organizatës. Një nga idealet e Barçe-s është që futbolli duhet luajtur me mjeshtëri dhe në një stil artistik dhe jo duke u bazuar tek fuqia dhe madhësia. Sipas aksionerëve të klubit, ky besim mishërohet në zemër të identitetit të klubit. La Masia, vendi ku klubi rrit lojtarët e tij, është përgjegjës për të përcjellë këtë ideal tek të rinjtë që bashkohen me të çdo vit.
  • Stërvitja në këtë shkollë ka një kod moral, shprehet Albert Capellas, ish koordinator i të rinjve të Barçës: “Së pari, ne duhet të jemi ekipi më sportiv, duke bërë më pak faulla se kundërshtari. Më pas në duhet të përpiqemi të fitojmë duke luajtur në mënyrë më kreative se kundërshtari. Dhe së fundmi, ne duhet të fitojmë. Por ne nuk duam të fitojmë pa iu përmbajtur 2 idealeve të para.
  • Si burim i veçantisë së organizatës, idealet e Barçës përkthehen në një stil të dallueshëm loje të njohur si Tiki Taka, stil ky që mbështetet tek pasimet e shpejta dhe të shkurtra mes lojtarëve të cilët avancojnë njëkohësisht dhe në harmoni të plotë. Të pasosh është më e rëndësishme se sa të godasësh portën; zgjuarsia është më e rëndësishme se forca. Nevojitet të jesh një tip i veçantë lojtari për të lulëzuar duke përdorur këtë stil loje. Pra, rekrutuesit e La Masia shpesh tentojnë tu japin shanse të rinjve që i sfidojnë steroptipet.

Ata tentojnë të gjejnë fëmijë të cilët marrin vendime të shpejta në mënyrë intuitive. Për shembull, kur Barça zbuloi Messin në Argjentinë, ai ishte i shkurtër dhe i dobët; ai vuante nga mungesa akute e hormonit të rritjes. Klubet e tjera menduan se ai ishte një investim me rrezik të madh, por Barça besoi tek Messi i ri, pagoi për trajtimin e tij dhe më pas e stërviti ate për ta bërë një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

  • Një tjetër karakteristikë e identitetit të FC Barcelonës, është bashkëpunimi dhe puna në grup. Vetë stili Tiki Taka kërkon që ekipi të lëvizë në unison, ndaj kërkohet që çdo lojtar të dijë pozicionet e shokëve në fushë dhe ku do ta pasojë topin. Nuk ka vend për yje vetmitarë; ekipi duhet të veprojë si një konstelacion koheziv për të fituar takimin.

Ndërsa lojtarët që janë rritur tek La Masia e kuptojnë këtë, të tjerët që bashkohen nga klube të tjera kalojnë një periudhë të vështirë për tu përshtatur me të. Për shembull, dy nga sulmuesit aktualë të Barçës, Neymar, që erdhi nga Brazili dhe Suarez, që erdhi nga Liverpuli, u shprehën lirisht për ndryshimin në mentalitet që ata përjetuan pasi erdhën tek Barça. Ata filluan të luanin mirë – dhe ta shijonin lojën – vetëm kur ata lanë pas aspiratat personale dhe u përqendruan në mbështetjen e kolegëve të tyre në fushë.

Si nje kompast, identiteti tregon orientimin tek e ardhmja.

Megjithatë ashtu si shumë organizata, Barça operon në një ambient që ndryshon shpejt dhe përmban qëllime ambizioze afatshkurtër. Fokusi i saj është të fitojë ndeshjen e rradhës dhe turneun e sezonit; por ajo nuk i lë pas dore objektivat afatgjatë. Duhen rreth 10 vite stërvitje për një lojtar për të kaluar nga La Masia tek ekipi i parë i Barçës.

Presioni për të performuar mund të jetë sfilitës, por trajnerët e kuptojnë se të nxitosh proçesin e zhvillimit do të kompromentojë cilësinë.

“Nëse ju detyrojnë të tregoni rezultate të menjëhershme, ju do të shkatërroheni. Ne kemi nevojë të jemi të përulur dhe të kuptojmë se frytet e farave që ne po mbjellim mbase nuk do të na kënaqin ne, por do të kënaqin brezat e ardhshëm,” – thotë Jordi Mestre, anëtar bordi në krye të futbollit të të rinjve tek Barcelona.

Është interesant fakti se La Masia i stërvit të rinjtë në futboll vetëm për 90 minuta në ditë, gjatë së cilës trajnerët fokusohen tek loja me top dhe pjesa taktike. Pjesa tjetër e kohës i përkushtohet edukimit të mendjeve të të rinjve dhe zhvillimit të qëndrimeve të mira mbi parimet si respekti, përgjegjshmëria, përkushtimi, disiplina dhe përulësia.

Për më tepër, aktivitetet kulturore ndihmojnë që të rinjtë të zgjerojnë horizontet dhe të nxisin kureshtjen. Për shembull, La Masia fton rregullisht Kardiologë, grupe rock dhe rumba, master chef  të ndryshëm për të frymëzuar të rinjtë.

Mënyrat me të cilat La Masia ushqen identitetin e Barçës rezultojnë në një aftësi kyçe: zhvillimi i talentit. Ndërkohë që shumica e klubeve të futbollit mbështeten në blerjen e lojtarëve yje për të fituar, Barça është në gjendje të rrisë lojtarët e saj kyç në shtëpi. Në vitin 2011 kur Barça fitoi UEFA Champions League, 7 nga lojtarët e formacionit bazë ishin produkte të La Masia, dhe produkte të saj ishin po ashtu 8 anëtarë të kombëtares së Spanjës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.

Barça mundet ta ruajë identitetin e saj vetëm nëse lojtarët nuk do të largohen nga klubi. Sipas drejtorit të La Masia, Carlos Folguera:

“Secili lojtar duhet të mendojë ‘nuk do të largohem nga ky klub për asgjë; Unë jam pjesë e diçkaje historike.’ Ndaj ne përforcojmë identitetin tonë si një mburojë mbrojtëse.” Duke gjykuar nga sukseset e Barçës, kjo filozofi ka funksionuar më së miri.

Ashtu si Barça, korporatat mund të përfitojnë nga krijimi i identiteteve më të forta. Në tregjet super konkurruese, në vend të fokusohen tek ajo që dinë të bëjnë më mirë, shumica e kompanive tentojnë të reagojnë kundrejt strategjive të rivalëve. Një definicion më i qartë i asaj se “kush jemi” i cili flet për atë që e dallon në thelb një organizatë, vepron si një mjet i fuqishëm për tu përshtatjen strategjike. Ajo gjithashtu ndihmon ti përgjigjeni pyetjeve të tilla si:

A duhet ta blejmë atë kompani? Duhet të futemi në atë treg? Duhet ta zhvillojmë atë produkt?

Ekzekutivët mundet të axhustojnë identitetin e organizatës me kohën duke rritur kuptimet që lidhen me të, në mënyrë që organizata mos të mbetet në vend. Pasi çdo identitet evolon bashkë me kohën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0