Ja arsyeja e thjeshtë pse mendoni gjëra negative gjatë gjithë ditës

Ja arsyeja e thjeshtë pse mendoni gjëra negative gjatë gjithë ditës


Nga John Brandon, shkrimtar

Këtë e kam mësuar shumë herë, sidomos gjatë udhëtimeve të punës dhe kur takoj njerëz të rinj. Si një introvert, unë duhet t’i menaxhoj mendimet negative që shfaqen çdoherë, sepse unë jam gjithmonë duke analizuar atë çfarë thonë njerëzit.

Tani unë kam gjetur një mënyrë më të mirë për të luftuar këtë problem.

Kam lexuar shumë për kimikatet që kontrollojnë sjelljen në trurin tonë. Kam shkruar shumë herë për dopaminën dhe si përvojat pozitive shkaktojnë ndjenja dhe mendime të mira. Është kjo arsyeja pse na pëlqen të kontrollojmë email-in, duke shpresuar për një mesazh inkurajues. Është gjithashtu arsyeja pse ne i kontrollojmë telefonat tanë aq shpesh për mesazhe.

Nga kureshtia, gjatë studimit të kësaj teme kohët e fundit, rezulton se ekziston një kimikat i quajtur kortizol që lidhet me hormonet dhe nivelet e stresit tuaj.

Kjo më duket shumë interesante: Kortizoli është një kimikat në trurin tuaj që ka tendencë të nxit mendimet negative. Truri juaj e do kortizolin dhe ekziston një luftë e mrekullueshme midis dopaminës dhe kortizolit.

Lexoni: Si të jemi sa më pozitivë

I njohur si një sistem alarmi, truri juaj lëshon kortizolin kimik si një mënyrë për t’ju paralajmëruar për një rrezik të afërt dhe le të jemi të sinqertë, kjo është mjaft e dobishme ndonjëherë. Makina mbrapa jush po vjen shumë shpejt; një person toksik në zyrë po përhap thashetheme për ju. Këto përvoja janë të zakonshme dhe shkaktojnë kortizol në trurin tuaj me një çast të vetëm, që do të thotë se mendimet negative vijnë më lehtë sesa mendimet pozitive.

Mendoni se si funksionon kjo. Kur e shihni që ajo makinë po afrohet shumë shpejt ose kur të ndesheni me atë personin toksik në zyrë, reagimi që ju duket më i duhuri – është të ndjeheni stres dhe ankth, për të supozuar se do të ndodhë më e keqja dhe për të nxitur negativitetin. Problemi është se shumë prej nesh zhvillojmë një model negativiteti sepse truri ynë e preferon atë model.

Megjithatë, e vërteta është pak më e komplikuar.

Ajo veturë me siguri do të largohet nga ju dhe ai person toksik me siguri që nuk do ta ketë të gjatë në kompaninë tuaj.

Lexoni: Doni të jeni më të lumtur? Shkenca sugjeron që të veproni kështu çdo ditë

Largimi i mendimeve negative është një strategji e shkëlqyer.

Në zyrë, mendimet negative mund të vijnë dhjetëra herë në ditë. Një email akuzues? Një akuzë për vonesën në punë? Në vend që të spërkatni negativitetin, mendoni më mirë nga një kënd pozitiv. Ai person që ju akuzon mund të ketë një ditë të keqe dhe mund t’i ofroni një inkurajim në vend të kësaj. Nëse gjithmonë jeni vonë për në punë, mbase mund të përqendroni mendimet tuaja se si nuk është fundi i botës.

Mendimet pozitive janë më të vështira se ato negative. Ato kërkojnë më shumë punë. Ju duhet të krijoni modele të reja dhe mënyra të reja të të menduarit.

Lexoni: Disa mënyra për të qenë më të lumtur në punë, sipas ekspertëve të karrierës

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0