Ja 5 ide të thjeshta për të qenë më produktivë


Produktiviteti është sfidë për kompanitë dhe individët. Të bëhesh më produktiv është një rrugëtim I vazhdueshëm mes disiplinës dhe vullentit për të të përdorur teknikat me të mira e efikase. Shumë prej tyre lidhen me cilësinë dhe stilin e jetesës.

Ja pesë rregulla të përsonazheve më të njohur në këtë drejtim:

Forconi drejtimin tuaj

“Një nga leksionet e hershme që mësova në marinë ishte rëndësia e fuqizimit të liderve për të marrë vendimet e tyre pa e ndierë nevojën për një konfirmim përfundimtar nga sipërmarrësi apo CEO. Ne jetojmë në një botë dinamike dhe në ndryshim, dhe e kam bërë zakon të fuqizoj udhëheqësit në organizatën time për të vepruar shpejt dhe për të bërë gjënë e duhur për të mbështetur anëtarët tanë. Anëtarët e vlerësojnë këtë qasje dhe punonjësit tanë punojnë gjithashtu”,- Cutler Dawson, president dhe CEO i Unionit të Kredive Federale të Marinës, që ka më shumë se 8 milionë anëtarë.

Përqendrohuni në sjellje, jo në përvoja.

“Unë kam një zakon kur punësoj, promovoj dhe ndërtoj ekipet, duke u përqendruar në qëndrimin dhe aftësitë mbi përvojën. Njerëzit, të cilët janë të zgjuar dhe të motivuar janë shumë më efektivë dhe më ndikues se dikush që ka bërë të njëjtën punë për 10 vjet dhe është i vetëkënaqur. Kjo qasje është një fitore për të gjithë – për kompaninë, ekipin dhe punonjësin”, -thotë Dan Goldsmith, president i “Instructure”, një kompani teknologjie software-as-a-service (SaaS) që ka lidhur miliona instruktorë dhe nxënës në më shumë se 4,000 institucione arsimore dhe korporata në nivel global.

Planifikoni ditën tuaj me hapa specifikë

“Planet mund të ndihmojnë në lidhjen e hendekut mes qëllimeve dhe arritjeve dhe pa plane, qëllimet tuaja janë vetëm ëndrra. Krijoni një plan për ditën tuaj, që përfshin hapa konkretë veprimi për qëllimet tuaja. Këto nuk duhet të jenë hapa të mëdhenj, truri juaj do t’ju shpërblejë me një shtytje dopamine për suksese të vogla. Me hapa të mjaftueshëm, ju mund të krijoni një cikël të virtytshëm që ju siguron një furnizim të qëndrueshëm të karburantit motivues për të arritur qëllimet tuaja”, -thotë John Assaraf, CEO i “NeuroGym”, i cili u shfaq në filmin “The Secret” dhe është autor i dy librave më të shitur të New York Times si dhe autori i librit të ri “Inercise: The New Science to Unlock Brain’s Hidden”.

  1. Bëhuni pjesë e “Club 5AM”.

“Unë kam qenë gjithmonë një person i mëngjesit dhe vetëm kohët e fundit, gruaja ime më prezantoi në Klubin 5 të mëngjesit. Ngrihem në orën 4:30 çdo mëngjes për të shkuar në palestër dhe që të bëhem gati për ditën time. 5AM Club është projektuar për njerëz ambiciozë me mendje biznesi. Niveli i frymëzimit që bën thirrja është i pashembullt dhe mund të përdoret në çdo lloj biznesi dhe madje edhe në jetën tuaj personale. Thirrja ju mundëson të rivendosni rutinat tuaja të përditshme dhe të qëndroni në linjë për të arritur qëllimet e përditshme dhe të ardhshme personale apo të orientuara nga biznesi. Thirrja ofron frymëzim, urtësi, disiplinë dhe dëshirë për të qëndruar të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja,- thotë Kevin Newman, CEO dhe partner themelues i “Newman Garrison + Partners”, një firmë e arkitekturës në Kaliforni të Jugut, e cila është njohur me mbi 90 çmime të industrisë në 18 vitet e fundit.

Mos bini në kurthin e rehatisë

“Nëse nuk jeni rehat kjo do të thotë që jeni duke bërë diçka në të cilën nuk keni shkëlqyer ose nuk e keni bërë kurrë më parë. Kjo është vendimtare për rritje dhe sukses. Ju nuk mund të arrini ndonjë gjë të re nëse jeni vazhdimisht duke bërë të njëjtat gjëra që keni bërë gjithmonë. Nëse doni diçka të re, do t’ju duhet të bëni diçka të re dhe kjo mund të ndihet përkohësisht e pakëndshme”, -thotë Harrison Rogers, themelues dhe CEO i “HJR Global”, një platformë që ndihmon bizneset për të siguruar një rritje strategjike, e cila është dyfishuar në të ardhura çdo vit për katër vitet e fundit.

Inc.com

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale