Izraeli, mision historik për të mbërritur në Hënë

Izraeli, mision historik për të mbërritur në Hënë


Anija kozmike izraelite “Beresheet” do të ulet, më 11 prill në sipërfaqen e satelitit të Tokës.  Një raketë e nisur nga Cape Canaveral, në Florida, mban anijen kozmike izraelite “Beresheet”, që po provon të bëjë histori, madje dy herë. Si e para anije private që ulet në Hënë dhe si e para nga shteti hebre. “Beresheet”, që peshon 585 kg dhe që në hebraisht do të thotë “Gjeneza”, u lançua nga një raketë “Falcon 9” e kompanisë private amerikane “SpaceX”, të drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk.

Nisja u ndoq drejtpërdrejt në Izrael, me kryeministrin Benjamin Netanyahu në mesin e inxhinierëve të Qendrës së Kontrollit të Industrive izraelite Aerohapësinore. Anija izraelite u nxor në orbitën e Tokës, nga ku do të përdorë motorët e saj për udhëtimin shtatëjavor drejt Hënës, e për t’u ulur më 11 prill në sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Lexo: Kina planifikon të eksplorojë Marsin vitin e ardhshëm

Misioni pa ekuipazh është pjesë e një interesi të shtuar global për Hënën, që ndonjëherë quhet edhe “kontinenti i 8 i Tokës” dhe vjen 50 vite pasi astronautët amerikanë shkelën të parët në sipërfaqen e saj. Pas Kinës, më herët këtë vit, e tani edhe Izraelit, është India ajo që shpreson të bëhet vendi i pestë që prek Hënën, me një mision në pranverë. Edhe Japonia ka ambicie, por planet e saj janë më afatgjata. Ndërkohë, për amerikanët, një rikthim në Hënë është tashmë politikë zyrtare e NASA-s, bazuar në udhëzimet e lëshuara nga presidenti Donald Trump.
Izraeli Sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0