ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI - Business Magazine Albania

ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI

italian day design

“CILËSIA QË NDRIÇON. ENERGJIA E DESIGN-IT PËR PERSONAT DHE MJEDISIN”

L’Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 9 deri në 19 mars 2023, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Në qendër të këtij edicioni është pikërisht cilësia, në kuptimin e aftësisë për të konceptuar dhe krijuar produkte të gjendje të ndërthurin nevojat estetike dhe funksionale, nëpërmjet proçeseve të prodhimit që respektojnë mjedisin dhe shëndetin e personave.

Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën e Made in Italy në sektorin e design-it.  Italia dhe Shqipëria do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për design-in, për personat dhe mjedisin,  falë rrjetit të shpërndarjes, showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Coin e Coin Casa, Galleria “Casa Dolce Casa”, Interni Design, Marvol Casa dell’Architetto, OVS, Sali Eletrik, Studio Luce by A BI ESSE, Vitapur nga Abita Shpk, ku qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, të tillë si mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi ndaj së bukurës.

Një sërë fushatash promovuese dhe ekspozitash pranë 13 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane; fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit, duke promovuar imazhin dhe kulturën e Made in Italy dhe duke lehtësuar hedhjen në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Programi: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09gF7a4Ah1wDt1g5vbJcFCFj4JqBRuyD1kDVe6fHXpnDp3jvD8KaBeRQi9VL1HMYjl&id=100064739678981&mibextid=Nif5oz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0