Italia prodhon testin më të shpejtë për koronavirusin, përgjigja del brenda 3 minutash - Business Magazine Albania

Italia prodhon testin më të shpejtë për koronavirusin, përgjigja del brenda 3 minutash

Autoritetet italiane po provojnë një test të ri super të shpejtë për Covid-19, i cili është në gjendje që në vetëm 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo. Testi i ri, i quajtur “Daily Tampon”, po provohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet së shpejti, raportuan mediat italiane të mërkurën.

LEXO: Covid Symptom Tracker: Aplikacioni më i shkarkuar që gjurmon simptomat e Covid-19

“Daily Tampon” u krijua nga një kompani me bazë në Lombardi e quajtur Allum në bashkëpunim me Universitetin e Sannios.”Daily Tampon” funksion tamam si një test shtatzënie. Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagjentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë.

 

Italia nuk është i vetmi vend që aktualisht punon për prodhimin e kompleteve të testimit të shpejtë. Autoritetet franceze filluan të mërkurën një lloj të ri testi që u mundëson njerëzve të marrin rezultatet e tyre në një kohë më të shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se testet e reja, të quajtura  antigénique rapide në frëngjisht, do të japin rezultatet në 15 deri në 20 minuta, megjithëse e keqja është se ato janë më pak të besueshme se testet PCR.

Local.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0