Italia “po dhuron” kështjellat, ofron mundësi biznesi në turizëm - Business Magazine Albania

Italia “po dhuron” kështjellat, ofron mundësi biznesi në turizëm


Italia “po dhuron” kështjellat, fermat dhe vendet turistike me shpresën se do të nxisë sektorin e turizmit rajonal.

Nëpërmjet faqes së Facebook-ut, departamenti italian i Infrastrukturës dhe Transportit po dhuron 103 kështjella, ferma në zonat e largëta dhe vende historike, me shpresën e tërheqjes së vizitorëve të huaj dhe turistëve.

Në njoftim thuhet se çdo kush që do të marri një nga pronat në zotërim do të angazhohet në restaurimin dhe rinovimin e pronës duke shndërruar atë në një objekt turistik.

Projekti ka për qëllim zbutjen e mbipopullimit në zonat më të njohura të Italisë, ku përfshihet  Roma, Venecia dhe Firence dhe promovimin e destinacioneve më pak të njohura.

Po planifikohet që të shtohen edhe 200 godina dhe vende të tjera në listë në vitet në vijim.

Përpjekjet për të shtuar turistët në zonat e tjera të Italisë janë rritur.

Në javën që shkoi, një kryebashkiak italian ofronte 2,946 dollarë dhe një javë qera falas për të mbështetur popullsinë në Bormida, një fshat i vogël  në Liguria, që është rreth 1 orë e 30 minuta larg Genoas, në veri të Italisë.

Më poshtë janë disa nga pronat në ofertë:

Emilia Romagna Modena Vignola Ciclopista Sole

Basilicata Via Appia Irsina Matera Ex Casa Cantoniera

Basilicata Via Appaia Matera Montescaglioso Grancia San Maria Del Vetrano

 burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0