Italia në kërkim të zgjidhjeve inovative. Thirrje startupeve dhe universiteteve. Po ne?!

Italia në kërkim të zgjidhjeve inovative. Thirrje startupeve dhe universiteteve. Po ne?!


 

Qeveria italiane ka hapur një thirrje ku kërkon ndihmën e startup, PMI, universiteteve apo ndërmarrjeve, kundër Coronavirus

Një ftesë për kompanitë në fushën kërkimore për përdorimin e teknologjive të dobishme në monitorimin dhe përmbajtjen e virusit. Mediat italiane shkruajnë se Qeveria italiane fton të bashkohet bota e teknologjisë, e kërkimit dhe e inovacionit kundër emergjencës Coronavirus. Thirrja parashikon që kompanitë apo institucionet, përmes përdorimit të teknologjisë së tyre, njohurive, shfrytëzimit të mendjeve më të ndritura në këtë drejtim, të mund të sigurohet një kontribut në fushën e pajisjeve për parandalimin, diagnostikimin, monitorimin e Coronovarus. Objektivi është të përbahet dhe të ulet shpërndarja e Coronavirus (SARS-CoV-2) në Itali.

“Innova per l’Italia” është një nismë e ministrit të Inovacionit, Teknologjisë, e Digjitalizimit Paola Pisano, ministrit të Zhvillimit Ekonomi Stefano Patuanelli, ministrit të Universitetit dhe Kërkimit Gaetano Manfredi, me mbështetjen e Komisarit të Jashtëzakonshëm për Emergjencën Coronavirus Domenico Arcuri.

Teknologjia dhe inovacioni në të gjitha format e saj përmes proceseve, produkteve dhe zgjidhjeve mund të ndihmojë në mënyrë domehtënëse në përgjigje të emergjencës. Nevojitet impenimi i të gjithëve që inovacioni teknologjik të sigurojë instrumenta për t’iu përgjigjur një situate krize që po prek dramatikisht Italinë.

Ftesa për ndërmarrje, universitete, ente vjen në tri fusha:

  1. Inovimi ose ndryshimi i përdorimit industrial në teknologjitë apo proceset tashmë ekzistuese për të siguruar pajisje të mbrojtjes individuale (si maska) dhe prodhimi i sistemeve respiratore për trajtimin e sëmundjeve respiratore.
  2. Sigurimi i pakove të teknologjive inovative që lehtësojnë diagnozën e Covid-19, apo tamponë, elemente aksesorë, apo instrumente të tjera për diagnostikimin e lehtë dhe të shpejtë, duke siguruar standardet e kërkuara të besueshmërisë.
  3. Teknologji e instrumente, që në bazë të normativave tashmë në fuqi, mund të lejojnë, lehtësojnë monitorimin dhe parandalimin e Covid-19.

Në vendin tonë aktualisht një i ri ka ndërtuar një aplikacion që pasqyron dinamikën e ecurisë së  Coronavirusit. Eksperti i IT Blenard Pazari ka mundësuar platformën për monitorimin e situatës së të infektuarve.

Lexo: COVID-19, Statistika në kohë reale

Ndërsa mjeku nga Shkodra, Edison Shimaj,  ka vënë në dispozicion pajisejt e tij 3D për të printuar tubat e nevojshëm, që mundësojnë përdorimin e bomboloës së oksigjenit njëkohësisht nga 3-4 pacientë.

Lexo: Stomatologu shkodran ftesë publike kryeministrit: Kam printera 3D. Mund të ofroj 500 tuba shpërndarës për ventilatorët e frymëmarrjes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0