Italia: familjet do të kenë deri në 500 euro për pushimet verore - Business Magazine Albania

Italia: familjet do të kenë deri në 500 euro për pushimet verore

pushimet verore

Italia ka zgjedhur ta nxisë turizmin edhe duke mbështetur konsumatorët. Familjet italiane, me të ardhura vjetore deri në 40 mijë euro do të marrin deri në 500 euro bonus për të shpenzuar për pushimet verore në vend.

Ministri i Trashëgimisë Kulturore, Dario Franceschini tha gjatë prezantimit të paketës se, “Kjo masë, parashikon një kontribut deri në 500 euro për të mbuluar shpenzimet nëpër strukturat akomoduese brenda Italisë”.

Bonusi varion në bazë të numrit të anëtarëve të familjes; deri në 500 euro për familjet me 3 ose më shumë anëtarë, 300 euro për familjet me dy anëtarë dhe 150 euro për ato me vetëm një person.

Lexo: Unioni Turistik kërkon hapjen e plazhit. Partnerët e e huaj të gatshëm të sjellin turistë nga 1 qershori

Në total vlera e bonusi financiar për turizmin shkon në 2.4 miliardë euro.

Bonusi do të mund të shpenzohet nga data 1 korrik deri në 31 dhjetor të këtij viti. Ai jepet në formën e zbritjes nga fatura në strukturat akomoduese, në masën 80%, ndërsa 20% do të jepet në formën e zbritjes nga taksa mbi të ardhurat. Sipas Ministrit, paketa e tretë e ndihmës financiare bën që vlera e ndihmës shtetërore për turizmin dhe trashëgiminë kulturore në Itali të shkojë në 5 miliardë euro.

Ilsole24ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0