Italia 3 milionë euro në përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore - Business Magazine Albania

Italia 3 milionë euro në përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore

siguri ushqimore

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u takua në Tiranë me ministrin italian të Bujqësisë, z.Francesco Lollobrigida.

Krifca theksoi se Italia në 30 vitet e fundit ka qenë një prej vitrinave më të rëndësishme në transferimin teknologjik dhe të dijes në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit, por në mënyrë të veçantë në bujqësi.

Ministrja theksoi se, jemi një eksportues i rëndësishëm rajonal i produkteve të freskëta tashmë me më shumë se 500 milionë dollarë eksporte për vitin 2022, duke përmbushur ritmin e rritjes së vendosur si objektiv madhor, atë të 1 miliard dollarë eksporte në vitin 2030. Sot kemi të shpërndarë në të gjithë vendin një rrjet prej më shumë se 400 pika grumbullimi, të cilat drejtojnë produktet tona të freskëta apo të përpunuar në më shumë se 82 destinacione në botë”, vijoi Krifca.

Krifca përmendi vetëm disa prej bashkëpunimeve të fundit, ku veçoi se janë 20 milionë euro (9.5 milionë grante, 10 milionë kredi) në 10 vitet e fundit dhe 2 herë më shumë parashikuar në vitet në vijim.

Në projektet e parashikuara Krifca theksoi se, “është projekti për përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore në zinxhirin e prodhimit të produkteve tipike lokale shqiptare, me vlerë 3 milionë euro, që do të na ndihmojë të përafrojmë kuadrin rregullues të kapitujve 11 dhe 12 me synimin për të hapur tregjet evropiane për produktet tipike shqiptare, ashtu si ju keni bërë për produktet tuaja “Made in Italy””.

Ministrja vuri në dukje vazhdimi i projektit Ekonomia Blu, i cili është në hapat e fundit të miratimit dhe që synon të vazhdojnë ndërhyrjet si në infrastrukturën portuale, ashtu edhe në flotën e peshkimit, për të rritur sigurinë e sektorit qëndrueshmërinë e tij dhe uljen e ndikimit në mjedis.

Krifca, në fund të fjalës së saj në takimin dypalësh me ministrin Lollobrigida, parashtroi si kërkesa për të ardhmen nxitjen e eksporteve jo vetëm në terma të prodhimit të më shumë produkteve në sasi, por edhe në terma të produkteve që kanë siguri ushqimore më të lartë.

Por, sipas saj, zhvillimi i eksporteve ka si nevojë që të mbështetet nga një nivel këshillimi i cili drejton prodhimin, jo vetëm drejt tregjeve të reja, por edhe me anë të produkteve të reja konkurruese. Produkte tona, kanë nevojë për përmirësim e cilësisë dhe forcimin e zinxhirit të vlerës. Të tilla janë vaji i ullirit apo vera”, sipas Krifcës.

Lexo: Si i bëhet me krizën bankare?

Ministrja deklaroi se, bashkërendim përpjekjet për të rritur cilësinë, duke përdorur teknologjinë më të mirë italiane në këtë fushë që mund të vihet në dispozicion nga operatorët italianë, që ky produkt cilësor t’i drejtohet tregjeve italiane.

“Zhvillimi i zinxhirëve të qëndrueshëm të vlerës dhe zhvillimit të bujqësisë organike jo vetëm si një detyrim që lind nga strategjia e BE, por edhe si një nga instrumentet më të rëndësishëm që ka fermeri shqiptar për të rritur nivelin e të ardhurave për njësinë e tokës. Rritja e qëndrueshmërisë të produkteve ushqimore përmes krijimit të një banke ushqimore që zgjat qëndrueshmërinë e produkteve, dhe mbështetja përmes incentivave fiskale. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për ecjen përpara në procesin e zhvillimit dhe certifikimit të produkteve tipike bujqësore dhe të përpunuara shqiptare. Të dhënat tona tregojnë se produktet e certifikuara përfitojnë nga një çmim 30-50 % më të lartë se produktet gjenerike. IAM Bari i cili ka qenë një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë në 30 vitet e fundit. Unë besoj se do të kemi edhe ndihmën tuaj për të forcuar akoma më shumë rolin e IAM Bari në Shqipëri si enë transmetuese e bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, u shpreh Krifca.

Sipas ministrit Lollobrigida, “Cilësia duhet të jetë përgjigja për sigurinë e produkteve ushqimore. Të zhvillojmë produktet italiane, shqiptare dhe italo shqiptare. Një produkt pëson rritje cilësore dhe vlerë të shtuar nëse ndiqet nga një ekspertizë e caktuar dhe u bashkangjitet markave të njohura dhe me reputacion pozitive”, u shpreh Lollobrigida, duke garantuar bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0