Ish-shefi i Pentagonit: “Amerika e ka humbur luftën kundër Kinës në fushën e Inteligjencës Artificiale” - Business Magazine Albania

Ish-shefi i Pentagonit: “Amerika e ka humbur luftën kundër Kinës në fushën e Inteligjencës Artificiale”

inteligjenca artificiale

Kina ka përparësinë konkurruese kundër Shteteve të Bashkuara në fushën e inteligjencës artificiale (AI), sipas ish -zyrtarit kryesor të softuerit të Pentagonit.”Ne nuk kemi asnjë shans për të konkuruar kundër Kinës pas 15 – 20 vitesh,” tha Nicolas Chaillan në një intervistë me gazetën e biznesit me qendër në Londër, Financial Times.

Ai e quajti situatën aktuale “dicka të kryer”, duke shtuar se, sipas tij, gara mes Kinës dhe SHBA “tashmë kishte përfunduar”.

Chaillan parashikoi që Kina po shkon drejt dominimit global për shkak të përparimeve të saj në fushat e inteligjencës artificiale, të mësuarit të makinerisë dhe aftësive kibernetike, raportoi Financial Times.

Ai kritikoi aftësitë e mbrojtjes kibernetike amerikane si në “nivelin e kopshtit” në disa departamente qeveritare.

Lexo edhe: STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”

Chaillan i bëri komentet në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti si shefi i parë softuerik i Pentagonit.

Ai kohët e fundit dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj ritmit të ngadalshëm të ndryshimeve teknologjike të qeverisë amerikane, veçanërisht në ushtri.

The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0