iPhone 8, smartphone-i më i mirë i të gjitha kohërave - Business Magazine Albania

iPhone 8, smartphone-i më i mirë i të gjitha kohërave


Parashikimet se çfarë karakteristikash do të ketë iPhone8 (ose iPhone Edition, ose iPhone X) janë të shumta. Gjithsesi, diskutimet tregojnë se Realiteti i Zmadhuar do të jetë pamja e re e smartphone-ëve dhe Apple raporton se janë me qindra njerëz të cilët po punojnë për të sjellë Realitetin e Zmadhuar (Augmented Reality) në ekran.

Deri në lançimin zyrtar të prodhuktit, që pritet të jetë në shtator, do të lexojmë shumë hipoteza lidhur me pamjen dhe karakteristikat e këtij iPhone, që pritet të jetë “një mrekulli”.

iphone-8-smartphone-i-i-mire-i-te-gjitha-koherave-businessmag

Një ndër hipotezat tona të referuara është ajo e dizajnerit Gábor Balogh për produktin me bazë në Budapest.

Koncepti i Balogh për iPhone 8 prezanton një ekran skaj më skaj i cili mendohet të lançohet këtë vit.

Edhe pse ai ka të njëjtët përmasa si iPhone 7, ekrani skaj më skaj e bën paisjen të duket akoma dhe më e madhe. Koncepti i tij përfshin gjithashtu një ekran me dinamikë të lartë që i cili ndryshon në varësi të objektit të fokusur nga kamera.

iphone-8-smartphone-i-i-mire-i-te-gjitha-koherave-businessmag

Gjatë kohës që ju shkrepni një foto, asistentja virtuale Siri do t’iu informojë për dhënat e mjedisit apo objektit që jeni duke fotografuar.

iphone-8-smartphone-i-i-mire-i-te-gjitha-koherave-businessmag

Gjithashtu mendohet se aplikacionet tashmë do të gjenden në pjesën e poshtme të telefonit.

E fundit, po jo nga rëndësia, koncepti për iPhone 8 tregon se fotot e Realitetit të Zmadhuar do të jenë të lidhura me aplikacionin e shëndetit (Health app). Pra mjafton të drejtoni kamerën përballë një personi dhe Siri do t’iu përgjigjet menjëherë për gjendjen shëndetësore të tij.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0