iOS 10 ju lejon të fshini aplikacionet që nuk i përdorni - Business Magazine Albania

iOS 10 ju lejon të fshini aplikacionet që nuk i përdorni


Duke filluar me iOS 10, Apple do t’i jape përdoruesve të iPhone dhe iPad më shumë kontroll mbi software-t që janë instaluar në pajisjet iOS. Për herë të parë, ju do të jeni në gjendje për të fshirë aplikacionet e ndërtuara nga kompania (Maps, Calculator, Music, Videos, etj) dhe t’i shkarkoni ato përsëri më vonë. Të gjitha aplikacionet kryesore iOS tani janë të dukshme në App Store, dhe ato janë të plotësuara me përshkrimet dhe screenshots.

Iphone6s-iOS10-Fshini-Aplikacione-Businessmag

Por cuditerisht, asgjë në lidhje me këtë nuk është përmendur në skenë gjatë konferencës WWDC. As Tim Cook, as shefi i software Craig Federighi nuk folën për ndonjë “shthurje” të aplikacioneve nga iOS 10. Madje ky fakt nuk u pasqyrua as në listën e ndryshimeve që do të sillte përditësimi i sistemit të iOS.

Por kjo sigurisht që po ndodh. Ja Compass:

Iphone6s-iOS10-Fshini-Aplikacione-Businessmag

Dhe përdoruesit të cilët kanë shkarkuar përditësimet kanë konfirmuar ndryshimin. Disa aplikacione si Messages, Photos, dhe Camera nuk mund të fshihen, me sa duket për shkak se ata janë të lidhur shumë thellë në sistem për t’u ç’instaluar.

/TechSot.Al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0