Në kurorëzimin e pesë viteve aktivitet, Kallz vjen me një progam të veçantë veror të ndërthurur mes argëtimit dhe mësimit të disa aftësive të veçanta. Këtë verë Kallz, qendër Multifunksionale vjen me Summer School, për dy grupe fëmijësh. Janë fëmijët e moshave 5-8 vjeç dhe 09-12 vjeç, të cilët do të mund të bëhen pjesë e një programi argëtues dhe formues për gati dy muaj.
Programi nis me 7 qershor dhe zgjat deri në fund të muajit Korrik. Ju si prindër, mund të zgjidhni të bëni pjesë të këtij aktiviteti fëmijët tuaj për të gjithë programin e plotë, ose për një nga etapat e programit. Summer School është i ndarë në 4 faza.
07-21 Qershor
21 Qershor – 5 Korrik
05-18 Korrik dhe
19-31 Korrik
Prindërit mund të vendosin të sjellin fëmijët e tyre për 2 javë, një muaj, ose për të gjithë Programin. Programi është dizenjuar në mënyrë që ato të mund të ndjekin të gjithë aktivitetin, ose vetëm një prej fazave të tij.
Çfarë parashikon programi më konkretisht?!
Në një orar ditor 8:00-16:30 nga e Hëna në të Premte, Kallz i qëndron misionit të parë të tij për t’u ardhur në ndihmë prindërve të punësuar. Për gjithë kohën e angazhimit të tyre në punë, fëmijët e tyre do të jenë të angazhuar po ashtu në programet e pasura të Kallz.
Ja disa prej pikave të programit
1-Krijimtari
Materiale të ndryshme, ngjyra, objekte, ide të bëra së bashku për të realizuar punime individualisht dhe projekte në grup. Përvoja e Kallz me fëmijët në verë, ka treguar se punimet në grup, krijojnë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm me fëmijët. Ata janë të gatshëm të sfidojnë veten e njëri-tjetrin në realizimin e projekteve më të mira të mundshme, duke vënë të gjitha energjitë në funksion të një rezultati të shkëlqyer.
2-Sport
Aktivitetet fizike, lojëra të mirëfillta sportive si volej dhe basket do të jenë pjesë e përditshme e programit veror. Këto aktivitete do të ndërthuren gjithashtu edhe me lojëra popullore dhe shumë lojëra të tjera që forcojnë shpirtin e garës dhe grupit njëkohësisht.
Ju mund të aplikoni KETU ose na shkruani në [email protected]
3-Art
Këngë, kërcim dhe pikturë. Në të tre këto aktivitete fëmijët do të angazhohen të argëtohen, por edhe të përmirësojnë çdo ditë aftësitë e tyre, për të vlerësuar më të mirët në fund të çdo programi.
4-Financat personale
Fëmijët njohin karakteristikat e parasë. Përmes ushtrimeve dhe lojërave ata do të mësojnë si të shpenzojnë dhe kursejnë. Kjo është një sfidë për çdo prind dhe njëkohësisht një mundësi e artë për të ardhmen e fëmijëve. Edukimi financiar është një mundësi ideale për fëmijët. Marrja e njohurive fillestare përmes argëtimit dhe një gjuhe të thjeshtë krijon bazat për një edukim të mëtejshëm në vijim. Në mbështetje të këtij programi Kallz bazohet në programet Bankës së Shqipërisë për edukimin financiar të ndërtuar posaçvrisht për fëmijët. Grupi i vogël i fëmijëve do t’i mësojë konceptet financiare përmes librit “Derrkuci Çufo mëson të kursejë”.
5-Arti i Komunikimit
Kallz ka punuar gjatë këtij viti për të sjellë një program që nxit komunikimin cilësor mes fëmijëve, si dhe mes tyre dhe të rriturve. Loja do të jetë kryefjalë e programit mësimor që nxit aftësitë komunikuese dhe rregullat e mirësjelljes.
Lexo: Edukimi Online në Shqipëri, një mënyrë e re edukimi
6-Gatim
Çdo etapë e programit do të ketë një ditë gatimi në qendër. Fëmijët së bashku me kuzhinierin e ftuar do të gatuajnë recetat e përzgjedhura dhe do të kenë po ashtu kohën t’i shikojnë së bashku produktet e gatuara.
7-Gjuhë të huaja
Mësim përmes lojës. Një pjesë e lojërave në qëndër do të zhvillohen në anglisht. Kjo dë bëjë të mundur që fëmijët, jo vetëm të mos harrojnë njohuritë e marra gjatë në shkollë apo në kurse, por edhe të përmirësojnë aftësitë e tyre shprehëse.
8-Dituri natyre
Eksplorim në vende, në florën dhe faunën e tyre, përmes ndarjes së informacioneve interesante, dokumentarëve dhe bisedave rreth pasurive natyrore të shumë vendeve.
Dhe plot surpriza të tjera.
Çmimi:
10000 lekë/2 javë –pa transport
13000 lekë/2 javë- me transport brenda qytetit Tiranë
Qendra ofron mjedis të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm
Rreth Kallz
Në 5 vite, pjesë e programit të Kampit Veror në Kallz janë bërë mbi 470 fëmijë të moshave -6-12 vjeç. Ndërsa mes kurseve të ndryshme, aktiviteteve jashtëshkollore gjatë vitit dhe Programit Pas Shkolle, Kallz është frekuentuar nga 2300 fëmijë.
Kallz është sipërmarrje e ngritur në vitin 2016. Ajo u vlerësua si ideja më e mirë e biznesit mes 120 ideve, pjesë e konkursit IDEA të zhvilluar nga GIZ në Shqipëri.
Çfarë është sipas Kallz, një program Veror?
Në 5 vite, pjesë e programit të Kampit Veror në Kallz janë bërë mbi 470 fëmijë të moshave -6-12 vjeç. Ndërsa mes kurseve të ndryshme, aktiviteteve jashtëshkollore gjatë vitit dhe Programit Pas Shkolle, Kallz është frekuentuar nga 2300 fëmijë.
Argëtim, socializim, aventura të reja dhe gjithmonë ushqim për mendjen.
Vera mund të bëhet shumë e lodhshme kur e kalon në mes të vapës, para televizorit apo telefonit në shtëpi. Nuk vlen të rrish në një vend. Vera është momenti i duhur për të pushuar në mënyrë produktive, për të shikuar aktivitete që mungojnë gjatë vitit.
Lojëra në grup, konkurse, projekte, fokus në natyrë, ushqim i shëndetshëm dhe kultivim vlerash. Djersitje dhe frymëzim për njëri-tjetrin.
Programet verore krijojnë mundësinë e miqësive të reja. Lexim librash jashtëshkollorë, interpretimi dhe përmbledhja e tyre.
Ju mund të aplikoni KETU ose na shkruani në [email protected]
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.