Investitorët e huaj: Na mbytën taksat, korrupsioni, konkurrenca e pandershme - Business Magazine Albania

Investitorët e huaj: Na mbytën taksat, korrupsioni, konkurrenca e pandershme


Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) konsideroi, problemet me drejtësinë, konkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta të stafit të tatimeve, korrupsionin dhe ligjet e komplikuara fiskale si faktorët themelorë që kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.

FIAA i nxori këto konkluzioneve pas një anketimi në anëtarët e shoqatës dhe më pas ndërtoi një indeks nga (1-100) ku faktorët që kishin marrë më shumë se 50 pikë konsiderohen shumë problem dhe ata të renditur me pak se 50 pikë, më pak problem.

Nga 22 elementë për të cilat bizneset janë pyetur, 8 prej tyre janë konsideruar probleme madhore.

Problemet me drejtësinë u renditen nga FIAA për të dytin vit radhazi si shqetësimi më i madh i investitorëve të huaj në Shqipëri. Në anketimin me bizneset ky faktor është vlerësuar më problematiku duke marrë 66 pikë. Konkurrenca e pandershme nëpërmjet ekonomisë informale është një faktor tjetër, thotë Shoqata në të cilën janë të anëtarësuar kompanitë më të mëdha me kapital të huaj në vend. Ky shqetësim është vlerësuar me 65 pikë dhe më pas i treti ndër elementët pengues më madhor është radhitur korrupsioni, i cili është vlerësuar si problem madhor për klimën e biznesit në vend, duke marrë 60 pikë.

Ligjet e komplikuara fiskale shihet të jenë një tjetër shqetësim madhor, të cilat janë vlerësuar me 59 pikë dhe më pas shqetësimet madhore vlerësohen të jenë niveli i lartë i taksave, destabiliteti politik dhe politikat jo atraktive për investimet e huaja.

Bizneset shohin si elementë jo problematike, infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë, telekomunikacionin, ligjet e punësimit etj.

Kjo është goditja e radhës e investitorëve të huaj për qeverinë, pas treguesit të përkeqësuar të klimës së biznesit nga Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë (DIHA) dhe deklaratave të forta për largim investitorësh nga Dhoma Amerikane.

 

/Lapsi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0