Investimet e huaja në vendin tonë, kompanitë kërkojnë informacion për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Investimet e huaja në vendin tonë, kompanitë kërkojnë informacion për Shqipërinë


Mbi 250 kompani të huaja kanë kërkuar informacion për Shqipërinë gjatë vitit 2016, me qëllim për të investuar në vendin tonë. Sipas agjencisë shqiptare të zhvillimit të investimeve “AIDA”, 10 projekte janë gati të fillojnë punë dhe investimi për secilën nis nga 3 milionë euro. Fushat e preferuara janë ato të manifakturës, bujqësisë, energjisë dhe turizmit.

“Relativisht çdonjëra prej tyre investon midis 3-6 milionë euro në varësi edhe të fazave të investimit. Fillimisht do të nisin me një nivel rreth 3 milionë euro, pasi kërkojnë të ndërtojnë vendin në të cilin do të krijohet fabrika, më pas makineritë, trajnimi i punonjësve, e kështu me radhë”, tha Genti Beqiri, drejtor ekzekutiv i “AIDA”-s.

Më serioze duken dy investime strategjike në fushën e turizmit me vlerë mbi 80 milionë euro, për të cilat ka interes nga sipërmarrës shqiptarë.

Dy investime strategjike kanë një vlerë të përafërt rreth 81.5 mln euro, të dyja në fushën e turizmit, dhe të dyja nga një grup investitorësh shqiptarë”, tha më tej Genti Beqiri.

Agjencia shqiptare e Zhvillimit të Investimeve është pika e parë e kontaktit për investitorët e huaj, por jo vetëm. Ajo administron dokumentacionin edhe për investimet strategjike, të cilat më pas miratohen nga qeveria.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0