Intesa Sanpaolo Bank: kemi plan mbështetjeje financiare dhe paketë lehtësuese për individë e sipërmarrje

Intesa Sanpaolo Bank: kemi plan mbështetjeje financiare dhe paketë lehtësuese për individë e sipërmarrje


Fton të gjithë individët dhe subjektet juridike të prekura nga situata e emergjencës e krijuar si pasojë e COVID-19, të aplikojnë  për shtyrjen (pezullimin e pagesave) të kredisë së tyre sipas udhëzimeve të mëposhtme.

Lexo: Shqiptarët që ndodhen në Rumani mund të rinovojnë online lejen e qëndrimit. Shqiptarët në Hungari mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës

Klientët Individë:

Subjektet Juridike: (Biznes i Vogël, Ndërmarrje të Mesme, Korporata Vendase, Korporata Ndërkombëtare)

  • Të shkarkojnë Formën e Aplikimit për Kompani të publikuar në faqen e internetit Intesa Sanpaolo Bank
  • Plotësojeni dhe kontaktoni direkt Menaxherin tuaj të Marrëdhënies me Klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania.

 

Për këtë moratorium nuk do të nënshkruhet asnjë ndryshim i kontratave të kredisë. Klientët, situata financiare e të cilëve nuk është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës si dhe ata që nuk do aplikojnë për një moratorium, duhet të vazhdojnë ripagimet e rregullta të kredisë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimet e pranuara, duke siguruar në kohë përgjigjen e aplikimeve të marra. Në këtë përpjekje dhe për të kapërcyer situatën aktuale kritike, Intesa Sanpaolo Bank Albania angazhohet të kushtojë vëmendjen dhe kujdesin më të madh për nevojat e Klientëve të saj, duke dedikuar burime të rëndësishme njerëzore.

Lexo: Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të mbështesë të gjitha familjet dhe bizneset që janë ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte nga emergjenca e COVID-19, duke i ndihmuar ata me zgjidhje që u përshtaten nevojave të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0