Intesa San Paolo finalizon blerjen e Veneto Banca - Business Magazine Albania

Intesa San Paolo finalizon blerjen e Veneto Banca


Intesa San Paolo dhe Veneto Banca kanë të dyja filiale në Shqipëri….

Intesa San Paolo Bank është drejt finalizimit të blerjes së pjesës së mirë (good Bank) të aktiviteteve të Bankave të provincës së Veneto-s. (Veneto Banca dhe BancaPopolare di Vicenza), në një lëvizje, që së bashku me dekretin e Qeverisë Italiane për likuidimin e pjesës së keqe  të tyre, (bad Bank) pritet t’i japë fund një krize që po vazhdonte të paktën prej dy vitesh dhe që po testonte sistemin financiar Italian, të zhytur në barrën e kredive të këqija.

Financial Times shkruan se Intesa Sanpaolo — banka më e madhe vendase e Italisë dhe që konsiderohet ndër më të shëndetshmet e sektorit— ka pohuar se do të miratojë një marrëveshje për të blerë asetet e “mira” të rivalëve të vegjël problematikë për një çmim simbolik prej 1 euro, me kushtin që marrëveshja të mos ketë ndikimin në normën e kapitalit bazë apo në politikën e dividendit. Blerja do të përjashtojë huatë e këqija, koston e të paktën 4,000 fshirjesh dhe rreziqet ligjore.

Lajmi është konfirmuar pasditen e së dielës dhe nga vetë banka Intesa, e cila ka mandatuar CEO-n, Carlo Messina, për të mbyllur blerjen e dy bankave të provincës së Veneto.

Mediat italiane kanë raportuar se kanë vijuar gjatë të shtunës dhe të dielës diskutimet teknike mes qeverisë italiane, Intesa dhe autoriteteve të BE-së për të arritur nëmarrëveshjen për të aktivizuar dekretin e nevojshëm për të nisur likuidimin e dy Bankave të provincës së Veneto-s.

Dekreti pritet të hyjë në fuqi Brenda ditës së Diel, në një publikim të jashtëzakonshëm të të dielës së «Fletores Zyrtare», e ndjekur nga një dekret ministror mbi likuidimin si dhe emërimin e komisarëve nga Banka qendrore e Italisë.

Me Intesa ka vazhduar diskutimi për blerjen dhe kushtet, ndërsa dy ishin temat kryesore të konfrontimit me autoritetet e BE-së: prejardhja e më shumë se 4 miliardë euro që do duhet për të ndarë pjesët “e këqija” të Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza dhe mundësia për të financuar fonde shtesë për të menaxhuar ristrukturimin pa pasur pengesa nga ligji për ndihmën shtetërore europiane.

E ardhmja e bankave Veneto kishte qenë në diskutim dy vitet e fundit, teksa rregullatorët e ECB-së kishin zbuluar një gropë në kapital si rrjedhojë e rritjes së kredive të këqija.

Në Shqipëri

Intesa San Paolo dhe Veneto Banka kanë të dyja filiale në Shqipëri.

Intesa San Paolo është banka e katërt më e madhe në Shqipëri, sipas aktiveve. Në fund të vitit 2016 totali i aseteve të saj ishte rreth 1.1 miliardë euro, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, apo rreth 11% të totalit të sistemit. Ashtu si në Itali, edhe në Shqipëri, Intesa Sanpaolo është nga më të shëndetshmet dhe më fitimprurëset e sistemit bankar shqiptar. Në vitin 2017, filiali i Shqipërisë raportoi një fitim prej rreth 17 milionë eurosh.

Veneto Banka në Shqipëri ka një peshë të vogël në sistemin bankar vendas. Ajo renditet e 12-a, me një total aktivesh prej 190 milionë €, apo 1.8% të totalit të sistemit bankar.

Sipas ligjeve shqiptare, të gjitha bankat me kapital të huaj konsiderohen filial dhe veprojnë të pavarura nga mëmat, duke iu bindur ligjeve të Bankës së Shqipërisë.

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0