Intervistë me Priscilla Chan: Historia e saj e filantropisë

Intervistë me Priscilla Chan: Historia e saj e filantropisë

~4 minuta lexim


Priscilla Chan është shumë më tepër se gruaja e Mark Zuckerberg. Një mësuese, doktoreshë dhe tani një nga filantropet më të mëdha në botë, ajo është një person i vendosur të ndihmojë të tjerët.

Në këtë intervistë për TechCrunch Disrupt SF, Chan zbulon se si një fëmijë shumë i turpshëm për të shkuar në klasë për shkak të dhëmbëve të thyer para e frymëzoi atë për t’iu përkushtuar trajtimit të kujdesit shëndetësor. “Si mund ta kisha parandaluar atë? Kush e lëndoi atë? A e ka marrë ajo kujdesin shëndetësor, a ka marrë kujdesin e duhur dentar për të parandaluar infeksionin dhe për të trajtuar dhimbjet? “Ky moment më bëri të mendoja që: “Më duheshin më shumë aftësi për të luftuar këto probleme.”

Lexoni: Chan Zuckerberg ndërmarrin iniciativën për të investuar 3 miliardë $ në kurimin e sëmundjeve

Kjo ka çuar në krijimin e një fondi prej 3 miliardë dollarësh për shërimin e të gjitha sëmundjeve nga fondacioni bamirës Chan Zuckerberg.

Chan ndau vizionin e saj për një filantropi të bazuar në kauzë, e projektuar për të sjellë barazi për të gjithë personat. Ajo zbuloi se si merret me mirëqenien dixhitale dhe bën dallimin mes kohës së mirë dhe të keqe në ekran për vajzat e saj Max dhe August. Në vend që të bëheshin pyetje rreth Mark, kjo ishte koha e Priscilla për t’u shprehur për jetën e saj.

Lexoni: Këta çifte të njohur po u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Mandarin

Më e rëndësishmja, Chan u bën thirrje të gjithëve për të kontribuar në çfarëdo lloj mënyre që ju bën të ndihen autentikë. Jo të gjithë mund të kushtojnë punën e tyre në shkaqe të denja. Por është koha për të gërmuar pak më thellë. Ndonjëherë kjo nënkupton aplikimin e aftësive të gjithësecilit për të zhvilluar përgjigje të qëndrueshme për problemet e mëdha. Ndonjëherë kjo do të thotë të sfidosh strukturat e pushtetit që çuan në përqendrimin e pasurisë në duart e tyre. Ajo përfundon: “Ju mund të përpiqeni të thyeni rregullat shumë herë para se të kuptoni se i tërë sistemi është i kalbur.”

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0