Intervistat më të lexuara gjatë vitit - Business Magazine Albania

Intervistat më të lexuara gjatë vitit

Intervistat

Personat janë të rëndësishëm për ne. Ndaj ata kanë qenë dhe do të vazhdojnë të prezantohen në platformën tonë, për arritjet, sukseset dhe planet e tyre.

1- Gjej vetveten, intervistë me Sheki Usein

Kush ka ndjekur eventin 3 ditor të Vasil Naçit në Nëntor të vitit të kaluar, ka jetuar përvojën e tij personale në seancën e meditimit që Sheki Usein zhvilloi, pasi foli para auditorit. Ai jeton në Zvicër, por projektet e tij janë orientuar drejt një impakti të gjerë. Meditimi është misioni i Sheki Usein. Sipas Shekit, meditimi të ndihmon të “sistemosh brendinë tënde, shtëpinë tënde”.

Në intervistën e zhvilluar me ne, Sheki flet për meditimin, ndikimin e tij tek njeriu dhe në veçanti tek sipërmarrësi. Ai jep këndvështrimin e tij personal, përmes disa këshillave.

Lexo: https://businessmag.al/gjej-vetveten-interviste-me-sheki-usein/

2- Kadri Morinaj: Dështimet në sipërmarrje më çuan drejt rrugës së suksesit

Histori e sipërmarrësit Morinaj ka lindur në vitet ’90, kohë kur kanë lindur pjesa më e madhe e sipërmarrësve më të suksesshëm aktualisht në Shqipëri.

Në Business Magazine jeni njohur më herët me historinë e sipërmarrësit Morinaj, si dhe rrugëtimin e tij për t’i mbijetuar tregut dhe për të qenë pjesë e listës së sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri.

Sot do të njiheni me “dështimet”, nga të cilat ka mësuar shumë në sipërmarrje; me industritë ku synon të investojë; me parimet me të cilat bën biznes; me perceptimin e fituar për të investuar në kohën e duhur; me historinë e një të riu që sipërmarrjen e ka pasur gjithmonë synim, si dhe historinë e një të riu që është rritur nga një baba me të ardhura mesatare, por që jep shembullin e një babai të pasur tek fëmijët e tij.

Lexo: https://businessmag.al/kadri-morinaj-deshtimet-ne-sipermarrje-me-cuan-drejt-rruges-se-suksesit/

3- Dhuroni libra?! Ja disa ide nga Bukinist.al

Vëmendja ndaj librit është rritur dhe pandemia duket se ka ndikuar pozitivisht në këtë drejtim. Libri është një dhuratë e pasur dhe pak e kushtueshme njëkohësisht, ndaj ne bashkë me Bukinist.al ju sugjerojmë që në planet tuaja të dhuratave, t’i jepni peshë librit.

Intervistë me Albert Gjoka, Menaxher i Bukinist.al

Cila ka qenë ecuria e shitjeve online tek Bukinist.al

Platforma më e madhe e librit Bukinist.al ka pasur rritje nga viti në vit të shitjes së librave, të cilët janë të kategorive dhe për grupmosha nga më të ndryshëm. Së fundi, kemi shtuar edhe librat në anglisht, me fokus librat e biznesit, motivimit, zhvillimit personal. Synimi ynë është që të bëjmë librarinë më të mirë për sipërmarrjen shqiptare me botimet më të fundit në gjuhën angleze, por edhe me botime të përkthyera në shqip.

https://businessmag.al/dhuroni-libra-ja-disa-ide-nga-bukinist-al/

4-Universitetet më afër tregut të punës

Universitetet po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formimin praktik të studentëve në mënyrë që të rrisin mundësinë e punësimit të shpejtë të të rinjve.

Në një intervistë për Businessmag.al, Prof. Dr. Ermira Qosja, profesore në fushën e menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës flet për forcimin e marrëdhënieve të institucioneve arsimore me tregun e punës, përmes bashkëpunimit me sipërmarrje private. Nga ana tjetër, përfshirja e universiteteve në projekte të shumta ndërkombëtarë, ka rritur mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes universiteteve dhe studentëve.

Lexo: https://businessmag.al/universitetet-me-afer-tregut-te-punes/

5- Inovacioni na e ka lehtësuar jetën, ndërsa koha e bizneseve klasike duket se po zbehet

Pas çdo marke të suksesshme, fshihet padyshim një shpirt sipërmarrësi, historia e një rrugëtimi të gjatë, vështirësi, investim, por edhe sukses i merituar. E tillë është edhe historia e Sallameri Fix, e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2003 në përpunimin dhe tregtimin e sallamit dhe nënprodukteve të tjera të mishit.

Për të mësuar rreth themelimit të saj, zhvillimit gradual, produkteve, tregut dhe planeve të së ardhmes ne zhvilluam një intervistë me themeluesin dhe CEO-n e kompanisë, z. Nesti Tarusha.

https://businessmag.al/inovacioni-na-e-ka-lehtesuar-jeten-ndersa-koha-e-bizneseve-klasike-duket-se-po-zbehet/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0