Sot Kina i ka dhuruar teste Shqipërisë për Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik e bëri të ditur këtë në një postim në Facebook.
“Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.
Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!”, postoi ISHP.
ISHP është tashmë aktive dhe në frontin e parë të luftës, në monitorim dhe trajtimin e të sëmurëve me Covid 19. Ajo raporton rreth ecurisë dhe jep këshilla për qytetarët rreth sjelleve tona në këtë situatë.
Lexo: Virusi Corona mbërrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto