INSTAT: Rriten kostot e prodhimit


Në tremujorin e tretë të këtij viti, treguesi i rritjes së çmimit në prodhim arriti 104 duke u rritur gati 3% ndaj një viti më parë.

Vlerësimet e INSTAT-it, tregojnë se rritjen më të madhe vjetore e shënuan çmimet e prodhimit në industrinë nxjerrëse (20 %). Në këtë periudhë ka kushtuar më shumë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror (34%).

Interesant është fakti që kostot e përpunimit kanë rënë lëhtësisht me 1% në nje vit. Ato ranë si pnë përpunimin e mineraleve, produkteve ushqimore, metaleve dhe veshjeve.

Sipas ekonomistëve, rritja e kostove në përpunim

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,3, duke u rritur me 1,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017. Kjo ka zbutur disi rritjen e kostos së prodhimeve përfundimtare.

Lexo: Rritet gati 12% kostoja e punës në katër vite. Kostot më të larta në banka

Ekonomistët vlerësojënë se rritja e kostos në prodhim, paralajmëron rritje çmimi për produktet përfundimtare në treg.

Kostoja sipas instat është rritur më shumë për produktet që ne po importojmë, duke arritur mbi 4% më shumë se një vit më parë. Ky faktor, krahas vlerësimit forcimit të monedhës vendase ndaj euros, rrezikon të ulë konkurrueshmërinë e eksporteve tona.

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale