INSTAT publikon shifrat! 621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër - Business Magazine Albania

INSTAT publikon shifrat! 621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër

INSTAT ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë se në vitin 2020 është ulur pabarazia dhe rreziku për të qenë i varfër.

Sipas shifrave të INSTAT, gjatë vitit 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019. Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 5.7%.

Nëpërmjet Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), INSTAT ka matur nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare. Treguesit e varfërisë në këtë anketë, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka treguesin më të lartë të rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa lë pas tre shtete, Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Lexo edhe: 51% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri. Qeveria premton rritje të ndihmës ekonomike

Sipas INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Në vitin 2020, ky tregues është vlerësuar 43,4%, kundrejt 46,2% vlerësuar në vitin 2019.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rënie vihet re në të tre grupmoshat, por një rënie më të madhe kanë grupmoshat 0-17 vjeç dhe 18-64 vjeç, ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur respektivisht me 1,3 dhe 1,2 pikë përqindje. Grupmosha 65 vjeç e lart ka pësuar një ulje me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me 2019.

Ulet pabarazia 

Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koefiçentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20). Në vitin 2020, Gini është vlerësuar 33,2 %, duke pësuar rënie me 1,1 pikë përqindje nga viti 2019.

Raporti kuintileve S80/S20, në vitin 2020 është vlerësuar 5,9 kundrejt raportit 6,4 që u vlerësua në vitin 2019. Për popullsinë 65 vjeç e lart, ky raport në vitin 2020 është vlerësuar me 4,0 kundrejt 4,1 që ishte në vitin 2019. Për personat nën 65 vjeç ky raport u vlerësua 6,2 në vitin 2020, kundrejt raportit 6,8 që ishte në vitin 2019.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0