Për nga gama e eksporteve, ende vijojmë të shohim një ‘varfëri’ të vlerës së shtuar, pasi “Tekstile dhe këpucë” janë rikthyer në kryesimin e eksporteve. Gati 45% të eksportit e zënë ato me 117 miliardë lekë mallra. Së bashku me grupin tjetër, atë të materialeve të ndërtimit dhe metalet, dhe grupet e mallrave ndikuan në gati 80% të rritjes së eksporteve. Rritja është udhëhequr nga dy grupe kryesore Performan.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar, ecuri negative në eksporte shënoi grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ndërsa grupet e tjera të mallrave pësuan rritje në vlera të ulëta.
Nga shporta e ekspertëve vërehet se, vijojmë të eksportojmë pak vlerë të shtuar, ndërsa industritë me volumin më të madh të eksporteve u përkasin, rieksporteve (tekstile-këpucë) apo burimeve natyrore pa vlerë të shtuar, siç janë minerali i kromit.
Italia është destinacioni kryesor i prodhimeve shqiptare. Rritja e kërkesës në tregun italian ka rimëkëmbur porositë për përpunim, e rrjedhimisht eksportet në tregun përtej detit, ndërkohë që tregtia me Greqinë, vijon të përjetojë pasojat e krizës greke.
Ndërkohë, blinaci tregtar në tërësi është përkeqësuar, pasi vlera e importeve u rrit shumë më tepër se ajo e eksporteve. Sipas INSTAT, importet në 2017-ën, arritën 626 miliardë lekë, duke u rritur 8% ndaj një viti më parë. Kjo bëri që defiçit tregtar të rritet 5%, duke arritur në një vlerë mbi 350 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto