"Instalimi i dritave të trafikut në trotuar" është trendi më i ri për të mbrojtur këmbësorët - Business Magazine Albania

“Instalimi i dritave të trafikut në trotuar” është trendi më i ri për të mbrojtur këmbësorët


Një qytet holandez ka prezantuar një mënyrë të pazakontë në përpjekje për të mbajtur të sigurtë personat e dhënë shumë mbas smartphone-ëve: “Instalimi i dritave të trafikut në trotuar”.

Bodegraven, në Holandë ka vënë drita në trotuarin e kalimit për këmbësorë – që do të thotë se njerëzit që ia ngulin sytë telefonave të tyre gjithë ditës do t’a shohin, duke parandaluar aksidentet e mundshme.

instalimi-i-dritave-te-trafikut-ne-trotuar-eshte-trendi-me-i-ri-per-te-mbrojtur-kembesoret-business-magPërveç vendndodhjes së tyre të pazakontë, ata punojnë njësoj si dritat e zakonshme e trafikut: Jeshile do të thotë Ec dhe E kuqe do të thotë Prit.

Dritat janë ndërtuar nga “Sistemi i Trafikut HIG”, një kompani me bazë në qytet, e cila shpreson të shesë më gjerësisht në qytetet e tjera. Tani për tani ata janë duke e përdorur vetëm në një udhëkryq të vetëm për testim.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Përdorimi i smartphone-ëve nga këmbësorët dhe çiklistët është një problem i madh. Tramvai në Hagë bën rregullisht ndalesa emergjence sepse dikush shikon në smartphone në vend të trafikut.”.

Gjithsesi, dritat janë përballur me diskutime. “Kjo nuk është një ide e mirë për të ndihmuar përdoruesit e telefonisë sepse ata do të vazhdojnë të shohin telefonat e tyre “, raportohet të ketë thënë Jose de Jong nga “Dutch Traffic Safety Association”.

“Ne nuk duam që njerëzit të përdorin telefonat, kur ata janë duke kaluar në trafik, madje edhe kur janë duke ecur. Njerëzit duhet gjithmonë të shohin dhe të kontrollojnë nëse makinat janë duke ndaluar kur semafori është i kuq”.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0