Instagram po teston videot LIVE - Business Magazine Albania

Instagram po teston videot LIVE


Një raport i ri nga një site rus i lajmeve tregon funksionalitetin e një butoni të ri, atë të videove “LIVE”. Raporti nga T Journal gjithashtu tregon ndërfaqen e përdoruesit për të shkuar live në Instagram, e cila përfshin një buton gjigand të kuq që lexon “Go Insta!”

Por Instagram nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë. Burimet e teknologjisë kanë thënë për më shumë se një vit që Instagram do t’i shtonte videot live.

Facebook beson se përvojat “live” janë e ardhmja – kjo është një nga arsyet se përse kompania është duke investuar aq shumë në realitetin virtual – dhe i sheh videot si një urë për të arritur atje. Videot live janë gjithashtu një mënyrë për të tërhequr të gjithë reklamuesit në rrjetet sociale dhe të largohen sa më shumë nga reklamat televizive.

instagram-po-teston-videot-live-business-mag

Burimi: theverge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0