Instagram po shndërrohet në një aplikacion për shopping

Instagram po shndërrohet në një aplikacion për shopping


Instagram do që ne të blejmë nga aplikacioni.

Kompania ka njoftuar tre opsione të reja që e bëjnë më të lehtë blerjen dhe shitjen e produkteve nga platforma.

Këto janë disa nga përditësimet:

• Një opsion i ri që ju lejon të ruani linke të produkteve që dëshironi të blini na një sektor të dedikuar për shopping.

• Etiketa të produkteve në video të postuara në aplikacion. Kjo i lejon kompanitë të reklamojnë më mirë produktet e tyre përmer videove.

• Një sektor dyqani i ridizenjuar për profilet e biznesit që e bën më të thjesht blerjen e produkteve specifike.

Instagram e sheh shopping si një mundësi të mirë dhe relativisht të pashfrytëzuar. Aktualisht, ka më shumë se 25 milionë biznese që kanë profile Instagram-i dhe ky aplikacion është bërë një nga platformat më të rëndësishme për markat më të vogla dhe B2C. Por kompania nuk ka bërë shumë për të fituar para nga pazaret që ndodhin në aplikacionin e saj. Kompanitë nuk paguajnë për përdorimin e mjeteve të blerjes në mënyrë organike, megjithëse mund të paguajnë për reklama promovimi.

Aplikacioni gjithashtu shtoi etiketimet në Story dhe kanale të dedikuara tregtare për Explore në shtator. Kompania thuhet gjithashtu se po punon në një app të dedikuar vetëm për pazar.

Strategjia është e qartë: Instagram dëshiron që përdoruesit ta mendojnë si destinacionin më të mirë tregtar.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0