Instagram emëron CEO-n e ri: Adam Mosseri

Instagram emëron CEO-n e ri: Adam Mosseri


Instagram emëroi veteranin e Facebook Adam Mosseri si drejtues të ri të Instagram.

Javën e kaluar dy bashkë-themeluesit Kevin Systrom and Mike Krieger, respektivisht CEO dhe CTO, dhanë dorëheqjen papritmas pas përleshjeve të raportuara me CEO-n e Facebook Mark Zuckerberg. Facebook bleu Instagram në 2012 për 1 miliard dollarë.

Lexoni: Dy themeluesit e Instagram japin dorëheqjen. Çfarë do të ndodhë me aplikacionin?

Ngritja në detyrë e Mosseri u njoftua me një shkrim në blog dhe më pas me një postim në Instagram.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Adam Mosseri, zëvendëspresidenti aktual i Produktit, do të bëhet kreu i Instagram duke filluar nga sot. Ne jemi të kënaqur që t’ia dorëzojmë timonin një udhëheqësi produkti me një formim të shkëlqyer në fushën e dizajnit dhe një fokus në punët artizanale dhe thjeshtësinë,” shkruajnë bashkëthemeluesit në postim.

https://www.instagram.com/p/BoZiHEqhTrP/?utm_source=ig_web_copy_link

Mosseri u bashkua me Facebook si dizajner në vitin 2008. Në Facebook ai punoi me produktin celular të kompanisë dhe me lajmet përpara se të transferohej në Instagram.

“Në rolin e tij drejtues, Adami do të mbikëqyrë të gjitha funksionet e biznesit dhe do të rekrutojë një ekip të ri ekzekutiv, duke përfshirë një drejtues inxhinierik, kreun e produktit dhe kreun e operacioneve”, shkroi Systrom dhe Krieger në këtë post.

/ABCNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0